16 punonjës të AMP e 60 policë përdorues të aplikacionit Sky! Gazetari Sokolaj zbulon shifrën! Eksperti: Droga në Tiranë shitet si rigon

Janë 16 punonjës policie të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore që kanë përdorur aplikacionin Sky si dhe 60 punonjës policie që kanë usera në këtë plaftormë. Shifrat u bënë publike nga zv/kryeredaktori i Report TV, Trazhgim Sokolaj i ftuar në studion e emisionit "Përballje" në Report Tv.

Serveri i kësaj platforme është sekuestruar me urdhër të Departamentit Amerikan të Shtetit në 2019 me një hetim të nisur në 2017 si mjet që pengon zbatimin e ligjit dhe pëdoret nga persona që duan të shmangin mbikqyrjen.

Dy raste janë Artan Shkëmbi dhe Olsion Bitri. Ndërkohë arrestimi i shefit të komisariatit të Laçit Dritan Metaj i cili bashkëpunonte me grupin e trafikantëve të drogës së Fushë Kuqes dhe kishte miqësi me Gëzim Çelën, personin e njohur si “Baroni i drogës”është një tjetër tregues se vetëpastrimi i radhëve të policisë është i domosdoshëm dhe se Agjencia e Mbikqyrjes Policore nuk ka kryer punën e saj.

“Ky person lëviz me shefin e komisariatit në automjet dhe ndodh për një kohë të gjatë kohore. Kjo tregon ose sytë e veshët e AMP-së që duhet ta kuptojnë këtë realitet janë të mbyllur ose e kanë toleruar. Dy mundësi ka nuk ka një të tretë” argumenton gazetari Sokolaj

Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i ftuar në studion e emisionit “Përballje” nga Besmira Pelushaj, debatoi me ekspertët në lidhje me numrin e punonjësve të policisë të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai nuk dha shifra, por garantoi se vetëpastrimi është një proces që po shkon paralelisht me reformën në radhët e bluve.

“Nëse ishin zero rastet sot janë 10 janë 10 raste më tepër. Po flasim për një organizëm prej 12 mijë efektivësh. Para pak kohësh nuk kemi pasur asnjë rezultat. Ka struktura të specializuara që merren me hetimet. Që është minus që një drejtues policie shoqërohet e më keq implikohet me eksponentë të krimit të organizuar është e padiskutueshme, por kjo nuk ka inkurajuar të tjerët të bëjnë punën. Sa kohë që kemi akuza konkretre qofshin dhe punonjës policie. për mua jemi në drejtimin e duhur” tha Hodaj.

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se shifrat janë shqetësuese, shkojnë 10 herë më shumë nga sa raportohen aktualisht.  

“Dilni një xhiro me taksi zoti ministër e pyet me çfarë punojnë shoferët e taksisë që I ke policë të dypunësuar. Çfarë bëjnë mos bëjnë ndonjë shpërndarje? Nuk duam të nxijmë situatën. Shyqyr që po lëvizin gjërat por nuk mund ta bëjmë as fushë me lule nuk është. Droga në Tiranë shitet si rigon zoti zv/ministër. Ma kundërshtoni dot këtë?” tha eksperti Artan Rexhepi.

Eksperti thotë se vetingu i policisë ka dështuar.

“Vetingu pse u la përgjysmë? Jeni maxhorancë e fuqishme që mund ta ndërroni ligjin brenda disa ditësh. Ka një mungesë vullneti për të prekur elitat policore. Nuk jam për të prekur të gjithë por dhe të kthehen në Monument Kulture që ruhen nga shteti nuk më duket normale” tha Artan Rexhepi.

Në replikë zv/ ministri paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rezultate të vetingut që po e kryen AMP.

“Vetingu nuk është ndërprerë. Është proces që po vijon. Në momenton që ne flasim janë 84 dosje që po shqyrtohen nga AMP dhe në harkun e 120 ditëve do të japë vendime për secilin prej tyre. Kanë kaluar 90- 100 ditë dhe brenda pak ditësh besoj se do të kemi një rezultat për 40 dosjet e para. Dua të kujtoj që në momentin kur ligji I vetingut hyri në fuqi në 2018 2% e trupës policore dha dorëheqjen. Pra pati një lloj pastrami paraprak. Kemi një proces që po vijon dhe nuk është e vërtetë që është lënë pas dore" tha Hodaj. 

Gazetari Sokolaj kujtoi se nga vetingu i policisë ka vetëm një vendim ai për Vehbi Bushati që nuk shkarkohet nga detyra por largohet nga drejtoria e policisë së Lezhës por emërohet specialist në drejtorinë e Përgjithshme të policisë.

Gjatë vitit 2022, 313 punonjës policie janë vënë në hetim nga AMP, ndër të cilët 132 janë arrestuar. Krahasur me 2021, janë 33 më shumë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Policë të inkriminuar? Zv/ministri Hodaj për Report Tv: Vetingu vijon, po rishikojmë ligjin e policisë së shtetit! Sokolaj: Problem serioz pezullimi i gradave

1697028910_perballje.jpg

Zv. Ministri i Brendshëm, Julian Hodaj, i ftuar në studiom e emisionit “Përballje” nga Besmira Pelushaj, në Report Tv debatoi me ekspertët në lidhje me numrin e punonjësve të policisë të përfshirë në veprimtari kriminale. Ai nuk dha shifra, por garantoi se vetëpastrimi është një proces që po shkon paralelisht me reformën në radhët e bluve.

Vetingu nuk është ndërprerë. Është proces që po vijon. Në momenton që ne flasim janë 84 dosje që po shqyrtohen nga AMP dhe në harkun e 120 ditëve do të japë vendime për secilin prej tyre. Kanë kaluar 90- 100 ditë dhe brenda pak ditësh besoj se do të kemi një rezultat për 40 dosjet e para. Dua të kujtoj që në momentin kur ligji I vetingut hyri në fuqi në 2018 2% e trupës policore dha dorëheqjen. Pra pati një lloj pastrami paraprak. Kemi një proces që po vijon dhe nuk është e vërtetë që është lënë pas dore" tha Hodaj. 

“Mbase duhen ndryshime në ligjin dhe grada. Duhet parë ligji i gradave. Veting duhet të bëhet në nivelin e një hetimi parlamentar, të ngrihet një komision parlamentar me njerëz me integritet që të mos dijnë as për ministrin” sugjeron Artan Rexhepi

Trazhgim Sokolaj, zv Kryeredaktor në Report tv ngriti shqetësimin e bllokimit të gradave prej dy vitesh, që po shkakton vakum dhe nuk e ndihmon vetëpastrimin.

Duke qenë se ka më shumë se dy vjet që nuk bëhen ndryshimet në grada, nëse hapet procedura e gradave, mund të jenë janë 2400 efektivë – Nuk e kam me shifra të sakta por nga burimet e mija- që duhet të kalojnë nga inspektorët e agjentët e thjeshtë duhet të kalojnë në detyra më të larta dhe krijohet rreziku që struktura bazë të mbetet bosh për një numër të konsiderueshëm të qyteteve. Ky është problem serioz.

Zv/ ministri pranoi problematikën ndërsa shtoi se janë në proces të rishikimit të ligjit të policisë së shtetit.

”Ne jemi në një proces të rishikimit të ligjit të policisë së shtetit. Qoftë për prblemet që kemi hasur ne qoftë rekomandimet e ndërkomëtaërve. Ka pasur një situatë të mbartur sa i takon gradave kryesisht për nivelin zbatues. Nuk janë shifrat që thoni ju. Nuk janë as 1/5’ replikoi Hodaj.

Kreu i Sindikatës së policëve Sadedin Fishta kërkoi që të paguhet siguracioni u jetës për të gjithë punonjësit e policisë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Durrsaku: 22/11/2023 16:14

    Nje pyetje kisha dhe skam.mare pergjigje ? AMP do bej vetingun e policise shtetit deklaron zv ministri dhe ministri i vetpastrimit. Po vet AMP nuk duhet te kaloj njeher vetingun e me pas te bente policise se shtetit ? Te gjitha ata qe ben doreheqje apo i larguan nga policia i mblidhi me shum kujdes ish drejtori i AMP z. Rrumbullaku por me shum kujdes. Cfar hoqi Ps i moru ai dhe ata do bejn vetingun ? Aman se sbehemi ne

    Përgjigju
  • Polic #: 11/10/2023 21:11

    Vetting në polici ka marrë fund në momentin që 9 drejtues me grada të larta dërguan çantat me euro tek komisioni i verifikimit! Të tjerat janë farsa e radhës ...

    Përgjigju
  • Bani: 11/10/2023 20:15

    Si ben Amp ato gjera ca thua ahahhaha, ata jane hijenat e atij sistemi te kalbur dhe fatkeqesisht askush spo ua nxierr ftyren e vertet atyre ...

    Përgjigju
  • landi: 11/10/2023 16:55

    po ti mo zvence minister ti je pianec dhe i pa afte po shiko lidhjet e tua me grupet ne vlore e fier ti je mu si maku tek filmi zvendesi grave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Mbreti' Myrto Uzuni, 'tripleta' e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)

'Mbreti' Myrto Uzuni, 'tripleta' e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)