16 shtetas të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë; shqiptarët, gjithmonë me atë që është në nevojë

16 shtetas të huaj marrin nënshtetësinë shqiptare, Veliaj: Reflektojmë për bashkëjetesën dhe fqinjësinë e mirë; shqiptarët, gjithmonë me atë që është në nevojë

Erion Veliaj, kryetar i bashkisë Tiranë

Shtetas të huaj, profesionistë në fusha të ndryshme, zgjedhin Tiranën për të ndërtuar jo vetëm karrierën e tyre, por edhe për të jetuar. Të tillë janë edhe 16  shtetasit më të rinj që morën nënshtetësinë shqiptare dhe u betuan përpara kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për besnikëri ndaj shtetit shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh se sot është shumë e rëndësishme të reflektojmë për bashkëjetesën në komunitet.

“Teksa për të tjerët do flas për fqinjësinë, për ju do të flas si bashkëqytetarë, sepse tani ndajmë të njëjtën kombësi, të njëjtin qytet, të njëjtat aspirata, dhe jemi pjesë e një misioni që quhet “Misioni Shqipëria”, për ta bërë këtë vend, jo vetëm kozmopolitan, por edhe një vend evropian e të modernizuar”, tha ai.

Veliaj u shpreh se kohët që po jetojnë na kujtojnë se sa e rëndësishme është fqinjësia e mirë dhe ruajtja e saj. “Mjafton të shikoni atë që po ndodh sot me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës, për të kuptuar se miqtë dhe fqinjët nuk duhen marrë si të mirëqenë. Ne mendojmë gjithmonë se fqinjët janë gjithmonë aty, dhe nuk ka nevojë t’i kushtojmë shumë rëndësi. Por, nëse edhe në pallatin ku jetojmë nëse një fqinj bën zhurmë, nëse bëhet i dhunshëm, nëse ndot, ndikon në të gjithë lagjen, në pallat, madje edhe në vlerën e shtëpisë tënde. Imagjino të kesh një fqinj që të pushton ose që të pengon, që të kthehet në një hendek mes teje dhe progresit, mes teje dhe të ardhmes, mes teje dhe ëndrrave”, tha ai.

Kryebashkiaku u shpreh se shqiptarët, ashtu si në rastin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjithmonë kanë ditur të mbështesin njerëzit në nevojë. “Vjet pritëm një komunitet prej mijëra qytetarësh afganë, që erdhën fillimisht në Tiranë, pastaj edhe në disa vende të tjera të Shqipërisë, të cilët gjetën shpëtim nga ajo që po ndodhte në Afganistan, derisa më pas morën dokumentat për në SHBA. Më vjen mirë që Tirana dhe Shqipëria është kthyer në një vend strehimi, sidomos për gratë dhe fëmijët që vijnë nga Ukraina - ata janë më të dobëtit, më të pafuqishmit, më të pafajshmit në këtë konflikt. Më vjen mirë se si shqiptarë, kemi një fije të padukshme të vëllazërisë, të një dere të hapur, të një zemre të hapur, të mikpritjes ndaj atyre në nevojë, e solidaritetit me atë që po kalon një fatkeqësi, që është më i dobët se ne në këtë moment”, deklaroi Veliaj

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 14/04/2022 17:42

    Sa serb nga serbia i bëre ”shqiptar” o gomar i pa cip!

    Përgjigju
  • Genci: 14/04/2022 15:50

    Klodi leri minoritetet se ne usa e angli jane lloj lloj e sorollop, por a mendon sikur t'ja lere ai i gjati ketij kelyshit te duçes, skeptrin e pushtetit, çdo ta gjeje kete popull te mjere ?!

    Përgjigju
    • Klodi: 14/04/2022 16:23

      Cfare na duhet ne se cfare bejne ne Amerike dhe Angli zoteri? Le te hidhen ne gremine po te duan, s'kemi pse i ndjekim pas. Do ta gjeje qe populli shqiptar do te vazhdoje te largohet nga Shqiperia edhe me shume, dhe ky lloj "zevendesimi" me te huaj do te pershpejtohet edhe me shume.

  • Fredi: 14/04/2022 14:57

    More qe e ndryshojne kushtetuten dhe ligjin lidhur me shtetesine ne menyre qe tja heqin presidentit vetem e vetem se nuk u pelqeu personi (Meta). Por te pakten ta kishin bere si ne boten civile ku ka nje provim gjuhe, provim shtetesie dhe betim para nje gjykatesi. E jo para kreut te nje bashkie.

    Përgjigju
  • Klodi: 14/04/2022 14:48

    Vazhdon krijimi i minoriteteve te huaja ne Shqiperi nga antikombetaret kelyshe te Shoqerise se Hapur. Pas disa vitesh do te kemi minoritetin arab, afrikan, sirian, bangladeshas etj. Shqiptaret do te vazhdojne te largohen nderkohe zevendesimi do te vazhdoje. Skllever modern ne sherbim te oligarkise dhe zagareve ne politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, makina përplas 75-vjeçaren! E moshuara dërgohet në spital