16 vite nga humbja e Dritan Hoxhës, e bija: Meritoje të jetoje më gjatë, ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën

16 vite nga humbja e Dritan Hoxhës, e bija: Meritoje të jetoje më gjatë, ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën

Lori Hoxha dhe Dritan Hoxha

Lori Hoxha, në përkujtim të 16-vjetorit të  ikjes së të atit nga kjo jetë, Dritan Hoxha themeluesi i televizionit Top Channel, ka bërë një postim prekës në rrjetin e saj social Instagram, ku i dedikon disa fjalë të ndjera.

“Babit, në përvjetorin e ikjes së tij. I shkrova Sarës në mëngjes që ndihem në faj që nuk jam më e trishtuar për ikjen tënde, në faj që ndoshta hapësira midis momenteve kur të kujtoj do zgjatet sa më shumë vite kalojnë.

E ndërkohë që shkruaja, m’u mbushën sytë me lot e m’u mbush gjoksi me mall. Në fakt ajo që besoj unë ka ndodhur është që nuk e lejoj më dashurinë për ty, të papërdorur e pafalur, të më plasi shpirtin, por e çoj aty ku do dojë ti që ne të gjithë ta çonim dashurinë për ty, tek familja dhe Top Channel.

Meritoje të jetoje më gjatë e të shijoje me ne çdo kujtim, por siç na pelqen ta themi ne ndonjëherë për hir të të pandryshueshmes është që ike në ngritje pa e parë kurrë majën por as tatëpjetën.

Ndoshta s’do isha bërë kjo që jam po të më kishe shoqëruar 16 vitet e fundit e megjithatë do ta zgjidhja çdo herë atë rrugë. Vazhdo të më japësh shenja. I shoh dhe të ndjek, e sa më shumë punoj për ëndrrat e tua aq më shumë të ndjej afër", shkruan ajo.

Më 23 maj 2008 Dritan Hoxha u nda nga jeta, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij

Homazhet për Ismail Kaderenë në TKOB me simbolin e Nënë Terezës! Lexohen poezitë e tij