Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani ka ngritur dyshime të mëdha mbi fitoren e Ilirit, një fitre e cila ëshjtë e skenuar nga Lori Hoxha.

Duke e ndjekur spektaklin nga Amerika, këngëtarja e ka konsideruar fitoren e Ilirit si një ‘kthim borxhi’.

Por kujt i referohet Flaka me këtë thumbim?

Ngjarja daton nëntë vite më parë kur ajo garonte në “Dancing ëith the stars”. Flaka Krelani kishte shkuar deri në dyshen finaliste por në fund, spektaklin e fitoi Lori Hoxha, trashëgimtarja e Top Medias që është edhe producente e këtij programi.

Aso kohe, anëtar kryesor i jurisë ishte balerini Ilir Shaqiri.

Ndonëse peshën më të madhe për fituesen e kanë pasur votat nga publiku, duket se Flaka nuk heq dorë nga insistimi se atëherë Lorit i ishte bërë një favor nga Iliri i cili është kthyer sot, në shkurt të këtij viti.