SHKODER- Boksi shqiptar po prodhon një tjetër talent në peshën super të rëndë, duke i dhënë më tepër vlerë këtij sporti në vendin tonë. Është i riu lezhjan, Jurgen Uldedaj, i cili është shpallur kampion dhe njëkohësisht është edhe fituesi i kupës, si “Boksieri më i mirë i vitit” për moshën 16-vjeçare.
Kampionati është zhvilluar në qytetin e Shkodrës në datat 8 dhe 9 maj. Uldedaj, i cili tani lufton për ekipin e Tiranës, ka paraqitur një nivel të lartë garë dhe përgatitje të mirë sportive, duke u veçuar në ketë kampionat.
Për trajnerin e kombëtares së boksit Zef Gjoni, “Uldedaj ka veçuar në këtë kampionat, duke qenë një sportist premtues dhe me perspektivë edhe për të ardhmen”. Gjoni nuk e fsheh bindjen e tij se i riu Uldedaj është një kandidat i mundshëm edhe për boksin profesionist.
Shpallja kampion në peshën super të rëndë, si dhe kupa si boksieri më i mirë janë një angazhim për të riun Uldedaj, i cili tashmë sheh kampionatin botëror të boksit për të rinjtë që do të zhvillohet në Ukrainë gjatë muajit gusht, ku synon të renditet ndër vendet e para.
Shpallja si boksieri më i mirë nuk është e rastësishme për 16-vjeçarin Jurgen Uldedaj, i cili bën të tijën medaljen e 4-t radhazi në 4 vitet e fundit në peshën super të rëndë, ndërsa nuk kanë munguar edhe pjesëmarrjet e tij në aktivitete ndërkombëtare, siç ishte kampionati evropian i të rinjve 1 vit më parë, ku mbrojti ngjyrat kuq e zi të kombëtares shqiptare, si dhe u arritën rezultate.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com