MUGLA, 27 shtator /ATSH-AA/ - Si pasojë e fundosjes së një anijeje që transportonte refugjatë, të cilët po tentonin të kalonin në mënyrë ilegale nga Bodrumi i Turqisë për në ishullin Kos të Greqisë humbën jetën 17 persona.
Prefekti i qytetit Mugla, Amir Çiçek tha se anija, afërsisht tetë metra e e gjatë që tranportonte refugjatët, është fundosur në orët e para të mëngjesit në afërsi të rajonit Çavushadashi, në Bodrum.
Çiçek duke vënë në dukje se anija ishte nisur në orët e para të mëngjesit nga rajoni Gymyslyk dhe është fundosur më pas në afërsi të rajonit Çavushadashi.
"Ekipet tona shpëtuan 20 prej tyre", theksoi ai.
Prefekti Çiçek ka theksuar gjithashtu se në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet./ a.jor.











