17 vite dashuri me Bashën?! Berisha e shumëzon me zero marrëdhënien me ish benjanimin e tij

17 vite dashuri me Bashën?! Berisha e shumëzon me zero marrëdhënien me ish benjanimin e tij

1639690320_berisha4770x425.jpg

Sali Berisha ka vendosur ta mohojë totalisht Lulzim Basha, ish benjanimin e tij politik. Ish-Kryeministri është pyetur sot lidhur me mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në 17 vite të tij në politikë. Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, e madje se nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.

"Nëse ti e quan dashuri kur ti i kërkon të japë dorëheqjen, gabohesh. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017 dhe i kam thënë që një humbje të tillë nuk e ka pasur kurrë PD. Dhe në sa herë jam pyetur a duhet të japë dorëheqjen për humbjen kam thënë që unë e kam dhënë vetë. Mbështetja nuk ka qenë kurrë personale. Unë mbështes qëllime dhe objektiva, objektivi ishte të fitonte PD. Asnjë mbështetje nuk i dhashë në fushatën e vitit 2017 sepse u futi thikën mbështetësve të PD dhe i thashë:  Ti firmose fundin", tha Berisha në Opinion.


Lajmi kryesor:

Berisha jep datën: Më 20 dhjetor bëjmë protestën e parë! Nuk e di ku ishte Basha më 21 janar! Selinë e PD e gjetëm të rrethuar me njerëz të armatosur


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi