Sali Berisha ka vendosur ta materializojë premtimin e tij se do të bëjë opozitë të fortë, edhe pse është larg ta marrit Partinë Demokratike. Berisha ka paralajmëruar protestë më 20 dhjetor. Berisha e ka lidhur protestën e tij të parë me organizimin që do t'i bëhet në Tiranë Samit të radhës të 'Open Balkan'. 

"E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri, që të mos vinte në Tiranë për 'Open Balkan'. Do të kemi protestë. E kemi imediate protestën kundër Ballkanit të hapur dhe vjedhjes Kombëtare", tha ai. 

Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit. Arben Imami, ish-ministri i mbrojtjes aso kohe, të gjithë përgjegjësinë ia ka hedhur Lulzim Bashës, duke thënë se ai ka dhënë urdhrin për vrasjen e protestuesve, ku dhe humbën jetën 4 persona dhe jo Berisha. Madje sipas tij e gjithë qeveria ka qenë bashkë dhe Basha nuk ka qenë aty. Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Kuvendin e PD, të thirrur prej tij më 11 dhjetor si një uragan i lirisë i lindur në stuhi, duke iu referuar motit të keq. Berisha tha se në atë Kuvend kanë ardhur edhe nga dhoma e spitalit deri aty.

"Partinë Demokratike aktualisht e drejton Komisioni i Rithemelimit, që është organ kolegjial. E mori miratimin nga Kuvend. Ky grup ka shkuar në Seli dhe ka kryer mbledhjen atje për të dëshmuar delegatëve që vendimi i u zbatua. Sot është në të katra anët e Shqipërisë për të realizuar referendumin", tha Berisha në emisionin 'Opinion'. 

Berisha tha se selinë e PD pas 2 ditësh e gjeti të rrethuar me njerëz të armatosur. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:30
17 vite dashuri me Bashën?! Berisha e shumëzon me zero marrëdhënien me ish benjanimin e tij

1639690320_berisha4770x425.jpg

Sali Berisha ka vendosur ta mohojë totalisht Lulzim Basha, ish benjanimin e tij politik. Ish-Kryeministri është pyetur sot lidhur me mbështetjen që i dha Lulzim Bashës në 17 vite të tij në politikë. Berisha tha se që prej vitit 2017 ai kishte kërkuar dorëheqjen e tij, e madje se nuk e kishte mbështetur Bashën as në fushatën e vitit 2017.

"Nëse ti e quan dashuri kur ti i kërkon të japë dorëheqjen, gabohesh. I kam kërkuar dorëheqje në vitin 2017 dhe i kam thënë që një humbje të tillë nuk e ka pasur kurrë PD. Dhe në sa herë jam pyetur a duhet të japë dorëheqjen për humbjen kam thënë që unë e kam dhënë vetë. Mbështetja nuk ka qenë kurrë personale. Unë mbështes qëllime dhe objektiva, objektivi ishte të fitonte PD. Asnjë mbështetje nuk i dhashë në fushatën e vitit 2017 sepse u futi thikën mbështetësve të PD dhe i thashë:  Ti firmose fundin", tha Berisha në Opinion.

Ora 22:16
Akuzat e Bashës për 21 Janarin, përgjigjet Berisha: Se ku ishte Basha nuk e di

1639689405_berishaok770x433.jpg

Ish-Kryeministri Sali Berisha është pyetur në emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij në ngjarjet e 21 Janarit.

Duke ju përgjigjur gazetarëve, Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

"Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di", tha Berisha.

Ora 21:41
'Të gjithë në shesh', Sali Berisha jep datën e protestës së parë! Është shumë shpejt

Ashtu siç kishte deklaruar Sali Berisha do të nxjerrë njerëzit në protesta. Ai ka thënë se më 20 dhjetor do të jetë protesta e parë.

"E kisha paralajmëruar Millosheviçin e ri, që të mos vinte në Tiranë për 'Open Balkan'. Do të kemi protestë. E kemi imediate protestën kundër Ballkanit të hapur dhe vjedhjes Kombëtare.