ANGLI - Policia në Sussexin perëndimor është në kërkim të një 17-vjeçareje shqiptare e cila është zhdukur nga Worthing që prej së premtes së 8 janarit.
Junilda Koca nuk është parë që kur ajo u largua nga adresa në të cilën ishte regjistruar se po qëndronte. Julinda është një 17-vjeçare me flokët bjonde, sytë kafe dhe me ngjyrë të bardhë të lëkurës.
Për herë të fundit ajo është parë e veshur me xhinse blu të errëta, çizme ngjyrë kafe dhe një pallto të errët. Me vete kishte dy çanta të zakonshme apo çanta udhëtimi, një prej të cilave është e stilit “Luis Vuitton”.
Ajo kishte arritur nga Shqipëria në Gatwixk e pashoqëruar më 6 janar dhe është shoqëruar nga autoritetet angleze dhe policia të cilat pas shqyrtimit të rastit të saj e kishin dorëzuar tek autoritetet e shërbimit social. Julinda nuk di të flasë mirë anglisht dhe nuk ka kontakte me njerëz të tjerë në këtë vend.
Policia në bashkëpunim me autoritetin e emigracionit po punojnë për të gjetur gjyrmë të sajat pasi ajo është shpallur person i humbur.
“Nuk ka ndonjë dëshmi në këtë fazë se Junilda është lënduar, por ne jemi të brengosur për mirëqenien e saj meqë zhdukja e saj është e paqartë dhe është shumë e dobët”, ka thënë Mark Green nga qendra për emigracion në Britani.Ai ka bërë thirrje për të gjithë ata persona që kanë ndonjë informatë se ku mund të jetë ajo, të kontaktojnë policinë përmes [email protected] apo të telefonojnë në numrin 101.
Redaksia online
(F.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com