17 vrasësit shqiptar të dënuar në Britani që pritet të deportohen në Shqipëri, mes tyre vrasësi serial i njohur si “Scarface”

17 vrasësit shqiptar të dënuar në Britani që pritet të deportohen në Shqipëri, mes tyre vrasësi serial i njohur si “Scarface”

Qeveria shqiptare miratoi pak ditë më parë marrëveshjen e përbashkët ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar.

Sipas marrëveshjes pritet që të deportohen drejt vendit tonë 17 shqiptarë, të cilët janë të burgosur në Britani e mes tyre është edhe vrasësi serial Mane Driza ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Scarface”.

‘The Telegraph’ shkruan se 45-vjeçari Mane Driza, vrasësi serial që njihet ndryshe me pseudonimin ‘Al Pacino’ dhe ‘Tony Montana’ ose ‘Scarface’, është dënuar me 336 vite burg në Mbretërinë e Bashkuar për vrasje.

Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone, duke i shkaktuar 120 plagë nga sulmi me një thikë. Më pas ai iku në Itali, ku vrau dy persona në një bar në Siçili. Ndërsa 6 muaj me vonë, tentoi të vriste dhe një person tjetër, por iu bllokua arma.

Ai do të deportohet sipas një marrëveshjeje të ratifikuar javën e kaluar, ku Britania do t'i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit që Shqipëria të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen në banesa dhe tregtimin e drogës.

I dyti që do të dëbohet është Koci Selamaj, 37 vjeç, një ish-punonjës garazhi i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator 2021. Refuzimi i tij për t'u paraqitur në bankën e të akuzuarve për të dëgjuar dënimin e tij ka bërë që Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk të rishkruajë ligjet e Mbretërisë së Bashkuar për të detyruar shkelësit të përballen me gjykatat.

Ali Qazimaj 49 vjeç, u burgos me 35 vite pasi vrau çiftin e pensionuar Peter dhe Sylvia Stuart, pranë shtëpisë së tij në Suffolk në qershor të 2016-ës. Ai kishte punuar si kujdestar për një të afërm të dhëndrit të Stuarts, ndërsa kufoma nuk është zbuluar kurrë.

Erland Spahiu, 34 vjeç, u dënua me një minimum prej 35 vitesh për rolin e tij në rrëmbimin dhe vrasjen e ish-boksierit Christopher Hughes në Lancashire.

Erion Voja, 22 vjeç, ishte anëtari i dytë i bandës së 8 personave të dënuar. me një total prej 229 vitesh burg për vrasjen e Hughes. Teksa e çuan në qeli për të vuajtur dënimin 23-vjeçar, Voja bërtiti: “Unë e njoh veten, nuk jam vrasës. Unë do të fitoj të drejtën time një ditë".

Besnik Berisha, 45 vjeç, u burgos për 33 vjet pasi u paraqit si oficer policie për të goditur me thikë 42 herë një shokun e tij të cilin e vrau jashtë një shkolle. Viktima, Shkelqim Paja, një baba 36 vjeçar, kishte kërkuar shlyerjen e një borxhi prej 15 mijë paundësh nga Berisha.

Eugert Merizaj, 33 vjeç, u dënua me 32 vjet burg për vrasjen e shokut të tij tregtar droge me armë gjahu, ndërsa Lundrim Gjikokaj, 40 vjeç, u dënua me 28 vjet për vrasjen e një bashkëqytetari 27-vjeçar shqiptar për të shmangur shlyerjen e një borxhi prej 250,000 paund.

Elton Sefa, 27 vjeç, u dënua me 22 vjet burg për vrasjen e kolegut të tij punëtor ndërtimi John Woodward pas një sherri, në një kantier ndërtimi të lartë në Hatton Garden, në lindje të Londrës.

Josif Nushi, 27 vjeç, një anëtar i bandës shqiptare, u dënua me 20 vjet për rrahjen për vdekje të një burri që kishte tentuar t'u vidhte drogën, siç ishte Mihal Dhana, 29 vjeç, i dënuar me 16 vjet për vrasjen e Tomasz Waga, 23 vjeç.

Motra e Waga-s i tha Gjykatës së Neëport Crown se trupi i vëllait të saj ishte "hedhur si një qese me mbeturina".

Radian Lika, 36 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç, u dënuan të dy me 20 vjet burgim minimal për vrasjen me thikë të një bashkëqytetari shqiptar në një përleshje me thikë për kanabis. Shqiptarët Dorian Pirija, 33 vjeç dhe Qazim Marku, 25 vjeç, u burgosën me 19 vjet pas një mosmarrëveshjeje të ngjashme për një ferme kanabisi që rezultoi në vrasje.

Erlin Hasa, i dënuar me 23 vjet burg, u përshkrua si një përbindësh në gjykatë pasi vrau me thikë një burrë në një sulm të paprovokuar në një banesë.

“The Telegraph” ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa ministri Ulsi Manja ka deklaruar se synonin që transferimet e para të bëheshin në shtator pas aplikimeve në gjykatat shqiptare për të njohur dënimet e dhëna nga gjyqtarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas marrëveshjes, Britania pritet t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rimarrë 200 nga kriminelët më të rrezikshëm shqiptarë të burgosur për vepra penale, përfshirë vrasjen, përdhunimin, vjedhjen me banesa dhe tregtimin e drogës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 05/08/2023 01:19

    Roselane Driza Ish-bashkëshorti im Mane Driza më mashtroi. Ai më gënjeu për gjithçka. Ai është një turp për familjen e tij dhe ishte një turp i madh për mua. Si mund të prishësh kaq shumë jetë Mane dhe ende të flesh i qetë? Turp te kesh dhe faleminderit Zotit te divorcova se vetem me turperove. Shpresoj që familja jote të mos paguajë për gjërat e këqija që na bëre të gjithëve. Ti ishe shumë frikacak me mua dhe nuk më mungon. A jeni krenarë për veprimet tuaja dhe për faktin që na shkatërruat jetën?

    Përgjigju
  • Scutari: 23/07/2023 12:47

    Bingo drejtorisë së burgjeve! Nga 740 euro në ditë i takon kur ne i kemi shpenzimet 45-50 euro në ditë!

    Përgjigju
  • Shoku: 23/07/2023 09:47

    U pastrua Anglia nga llumi, keta zorraxhinje kane qene ne faqet a para te gazetave kryesore per perdhunime me vrasje, na Kane prishur pune neve qe nuk bejme zhurme e bejme leke.

    Përgjigju
  • Gjykatesi: 23/07/2023 08:06

    Futini nji gjilpere ketyre te ikin me te shumtit se ate meritojn

    Përgjigju
  • Bim: 23/07/2023 07:29

    Britania nuk duhet te paguaj asgja per keto plehra e kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës