LONDËR- Kryeministri Edi Rama, mbajti këtë të dielë (24 nentor) takimin me shqiptarët e Londrës për tu kërkuar atyre votën në 2025-ën, e për t’I ftuar të investojnë në vendin e tyre. Takimi nuk i shpëtoi sfondit politik e përplasjeve të Tiranës, pasi një grup qytetarësh të organizuar nga PD-në, protestuan brenda e jashtë sallës.
Ndryshe nga takimet e tjera, ky që kryeministri Edi Rama mbajti në Londër me emigrantët shqiptarë, nuk i shpëtoi përplasjes politike të Tiranës. Një grup të rinjsh të organizuar nga Partia Demokratike arritën të infiltroheshin e të futeshin në deri brenda sallës ku po mbahej aktiviteti, në 'Copper Box Arena Queen Elizabeth Olympic Park London'
“Keqardhje" tha Rama duke lënë të kuptojë se janë të nxitur nga PD për të cilën tha se është ‘Parti që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj”
‘”Ndejsë për të një grusht të verbërish atje tek dera, të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin aty përballë. Keqardhje por asnjë dyshim me vetëdije se edhe ata janë pjesë e familjes son të madhe ... Ata pak që ishin futur si diversantë nuk janë fajtorë se përgjegjësinë për fajin e tyre e kanë ata e ju me votë duhet ti tregoni se duhet të largohen një herë e mirë. Dasia u shfaq sot. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim' tha Rama.
Kërkesën për emigrantët e Londrës e kishte të qartë, votën në 2025-ën, me një qëllim madhor, jo vetëm anëtarësimin në BE, por siç e cilësoi ai, edhe për të çliruar opozitën nga pengmarrësit.
Pranverën e ardhshme unë e dua votën tuaj nga ky gadishull për tju bërë edhe më krenar për shqipërinë në sytë e botës, e për ta bërë bashkë me ju më të mirë prcdo shqiptarë dhe fëmijet e këtij vendi, e të atyre që ishin aty tek dera të verbuar e të keqkuptuar. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia
U ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. Rama tha se po shfrytëzohet për luftën e pushtetit dhe protesta e nisur në Tiranë nuk është revoltë qytetare por e nxitur nga opozita për pushtet.
Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.
Dha dhe një lajm të mirë për të gjithë ata emigrantë shqiptarë të cilët për të përfituar letrat e qëndrimit në Britaninë e Madhe, janë vetëdeklaruar si kosovarë që i largoheshin luftës.
Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”
Vec kërkesës për votën, Rama u drejtoi edhe ftesën për investim në atdheun e tyre.
“Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve he e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”
E ndërsa u kujtoi emigrantëve të Londrës përballjen e tyre me luftën për mbijetesë e diskrimimin e politikës, u kërkoi atyre të ndihen si të barabartë, sepse së shpejti Shqipëria do të ketë mundësi të ngrejë flamurin e saj në Bruksel.
Një ish-ministre e brendshme e këtij vendi (Suela Braverman) na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin zaptues dhe plackitës. Ajo teta ( per Braverman) qe i'u tregonte ju me gisht iku nga pushteti bashke me shpurën e vet.
Takimi i sotëm në Londër ishte në kuadër të turit me diasporën nisur prej muajsh. Kryesocialisti Rama ka zhvilluar takim me shqiptarët në Selanik më 3 nëntor, po ashtu në Athinë, në Itali si edhe takim me shqiptarët në SHBA, më 26 tetor. Në të gjitha takimet e zhvilluara me shqiptarët e Greqisë, Italisë e Nju Jorkut, Kryeministri i ka bërë thirrje emigrantëve që të votojnë për Partinë Socialiste, si e vetmja forcë politike në Shqipëri që do e bëjë vendin anëtare të Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.
Kryeministri Edi Rama nga Londra u ka bërë thirrje qytetarëve që të investojnë në tokat e tyre që ndodhen në male.
Ai madje është shprehur se qeveria po punon për të lançuar ““Paketën e Maleve”, e cila do jetë program, që do t’u japë mundësit të gjithë atyre që duan të investojnë pronën e tyre.
“Do lançojmë “Paketën e maleve”, do t’i japë mundësi çdokujt që ka një truall, një shtëpi, në malet e Shqipërisë që mund të investojë pa patur mundësinë e tapisë, pa taksa për dhjetë vjet, në mënyrë që të ndërtojë ekonomi të re dhe të shtuar për veten dhe të rrisë ekonominë e zonës. Koha e uljes së ikjeve dhe e rritjes së kthimeve po vjen, pak e nga pak”, tha ai.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se flamuri i Shqipërisë duhet që të rreshtohet krah të tjerve në oborrin e BE. Ai tha se shqiptarët nuk duhet që të lejojnë që flamurin e tyre ta ul më askush.
‘Keni anglezë që thonë duam që të shkojmë me pushime në Shqipëri, mund të imagjinohej kjo vite më parë. Ky ndryshim do të vazhdojë dhe do të sjell edhe atë që të gjithë shqiptarët jashtë do ta dëshironin që dëshira për tu kthyer të mos jetë një dëshirë. Për të pasur dy shtëpi, jo si sot një shtëpi të lënë pas shtëpinë e gjyshit të rrënuar, një tokë të lënë pas. Por të pasur një shtëpi të denjë në Europë falë punës së denjë dhe një në Shqipëri, për ëndrrën tuaj, për ata që lindin këtu që rropaten si rropateshit ju kur mezi flisnin anglisht dhe t’ju thonë: Dad i’m proud of you, I am proud for my country’, (babi unë jam krenar për ty dhe për vendin tim). Flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit që na bënë që të këndojmë të gjithë bashkë ta vëmë në zemër dhe të mos lejojmë askënd që ta ul përsëri, por ta ngremë dhe rreshtojnë në oborrin e shtëpisë së familjes së bashkuar europiane’,tha ai.
Kryeministri Edi Rama sulmoi Sali Berishën dhe Jozefina Topallin e caktuar nga Berisha si drejtuese politike për diasporën e PD.Rama tha se me këta politikanë Shqipëria nuk do të ishte kjo që është sot. Nuk do të kishim as një refrormë në drejtësi.
Ai shtoi se po të ishte për forcat e tjera politike, korrupsioni do të gëlonte dhe askush nuk do kishte dëshirën dhe as guximin për të goditur këtë fenomen, siç bëri Partia Socialiste e Shqipërisë.
Sudja e plakur që ulërin nga maja e pallatit apo sudja e re që vjen vërdallë duke takuar emigrant e duke thënë Shqipërinë e bën unë. Të ishte për këta Shqipëria nuk do e bënte kurrë reformën ne drejtësi. Nuk do të godiste kurrë korrupsionin pa dallim ngjyrash dhe kurrë nuk do të shikonin shqiptarët një ministër apo politikan që të hetohej nga prokuroria. Kurrë Kurrë!
Nuk po llogaris ministrat që pushkatonte Enver Hoxha me urdhër. Të ishte për këta Shqipëria nuk do të ulej kurrë e barabartë në tryeza ndërkombëtare e nuk do të bëhej kurrë histori suksesi në Europë.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025. Ai tha se shqiptarët duhet të largojnë me votë opozitën.
‘Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.
Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë. 3 mijë veta këtu e 30 vetë jashtë. E kanë bërë parlamentin e Shqipërisë sokakun e të marrëve, që shajnë e predikojnë shkatërrim. Vota juaj të jetë triumfi i një vizioni për botën e vlerat njerëzore të respektit"
...Të përzëmë djallin e ndasisë nga hapësira që i ndan e të përfaqësojnë alternativën që i bën të ndihen krenarë për veten e tyre e familjen. Fitorja jonë duhet të jetë jo një fitore vendimtare por përfundimtare por dhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit dhe pengmarrja për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia.
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij nga takimi me shqiptarë në Londër, ka kërkuar votën e tyre. Ai tha se opozita duhet që të lirohet nga pengmarrësit.
'Nëse ju shqiptarët e botës së lirë do të merrni pjesë masivisht në zgjedhje, për Shqipërinë 2030 në BE, përballja e ardhshme elektorale nuk do të jetë vetëm vendimtare, por përfundimtare, pa kthim pas për progresin dhe shtetbërjen . Fitorja jonë nuk duhet dhe nuk do të jetë fitorja e radhës së një partie ndaj të tjerave por triumfi i një vizioni për botën, i një kuptimi për vlerat njerëzore të respektit. Ju ju qëllojnë të jeni pranë e njëri të ketë socialist e tjetri demokrat, por nuk i suleni në fyt njeri-tjetrit por i jepni dorën dhe mbështesnin. Fitorja jonë në zgjedhjet e ardhshme duhet të jetë jo një fitore vendimtare, por përfundimtare edhe për opozitën që duhet çliruar nga pengmarrësit për hallet e disa udhëheqësve të diskretituar nga historia”, tha ai.
Gjatë fjalimit nga takimi me shqiptarët në Londër, Kryeministri Rama tregoi edhe një moment nga një vizitë e mëparshme në Londër, ku ai tha se ishte ndierë si në shtëpi për shkak të numrit të madh të shqiptarëve.
'Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion. Kur isha disa kohë më parë në Londër për të folur në emër të Shqipërisë duke prekur nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve ndodhi diçka, truprojat angleze ishin shumën e çuditshme hyr në hotel dhe ulem për të marrë një kafe vjen kamarieri dhe më flet shqip, truproja më sheh dhe i them mos u shqetësoi jam në shtëpi.
Dal nesër në mëngjes dhe dëgjoj në lëvizje Edi Rama, shoh tre punëtorë në skela, ata më thonë në shqip kthehu për një kafe o burrë nga ora 4. Unë i kthehem dhe i them mos u shqetëso jam në shtëpi. Kulmi ishte në Parlamentin anglez, ku roja tha ‘ku je bre kryeministër’, i kthehem dhe i them truprojës, a je nga Shqipëria edhe ti miku im? Një gjë është e sigurt ajo teta që ju tregonte ju me gisht iku nga pushteti bashkë me shpurën e saj, kurse ju ja ku jeni. Këtu apo gjetkë kur më të mëdhenjtë janë thjesht viktima të luftës për pushtet, ajo retorikë nuk deformon vetëm të vërtetën, por të ardhmen dhe të tashmen', tha ai.
Kryeministri Edi Rama u ndal dhe tek ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, vrasja e 14 vjeçarit Martin Cani. Rama tha se po shfrytëzohet nga opozita në luftën pwr pushtet.
Në Shqipëri fryhen me një ngut kriminal kanalet e ujrave të zeza të poltiikës e viktimës. Askush nuk pyet më as për familjen viktimës apo për të gjetur rrugën cila është mënyra.
Kush të mundet përpiqet ta tërheqë në kanale duke ushqyer urrejtje. Nxitur ndasi, tjerrë me ditë e net lloj lloj llafesh sajuar lloj lloj marifetesh e deri protestash kundër qeverisë për ta kthyer viktimën në mish për topat e interesit të politikës e biznesit mediatic. Ku bën vaki? Ku bën vaki, në cilin vend demokratik, që pa u varrosur ende kufoma e një viktime të pafajshme të dalin djajtë nga shishet dhe tia marrin valles së luftës për pushtet, ndasive duke shkelur mbi trupin e të ndjerit dhe shkelmuar trurin e njerëzve të lënduar me plot të drejtë prej tragjedisë. Po motivohen protesta partish të maskuar si revolta qytetare.
Kryeministri Rama foli për nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”
Rama tha se Britania nuk i dha aq shumë shqiptarëve sa këta I dhanë Mbretërisë së bashkuar.
Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar nga ky vend më pak se ajo ka përfituar nga ju. Kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend. E ne do të kërkojmë vetëm respect nga çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida por sot është më e fortë.
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.
Kreu i qeverisë u shpreh se PD i kishte bërë ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në takimin në Londër.
Sipas Ramës, ambasadori iu ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, por “PD nuk u bë më e gjallë”.
“Më detyrojmë që të kujtoj se para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar ftesë për ambasadorin tonë, ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim por nuk u bënë më të gjallë”, tha Edi Rama.
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek deklaratat e ish- ministres së Brendshme (Suela Braverman) e cila i quajti shqiptarët kontrubues në atë vend.
'Por ju e mbani mend ish-ministren që na tregoi ne me gisht për Mbretërinë e Bashkuar dhe tha se ca po ndodhte në kufi të këtij vendi me ardhjen e shqiptare ishte pushtues. Na bëri pushtues, sikur ne ishim zaptues dhe jo si pjesë e njerëzve që i punon këto toka. Ajo na quajti zaptues sikur kishim ardhur për të kërkuar kurorën e mbretëreshës. Ju jeni kontributor
Ajo tha se prurja e shqiptarëve ishte pushtim, na bëri pushtues sikur shqiptarët ishin ushtare të një armate plaçkitëse, jo pjesë e matjes njerëzore që punon në këto toka. Na quajti pushtues a thua se kishim ardhur për të marrë kokën e Mbretëreshës, jo për të ndihmuar ekonominë britanike e cila vuan për krah pune. U ngritën dhe disa të tjerë që na treguan me gisht.”, tha ai.
Në nisje të fjalimit të kryeministrit Edi Rama u ndal tek protesta e mbajtur para nisjes së takimit nga disa militantë të PD. Rama u shpreh se ata janë të nxitur nga njerëz në Tiranë.
'Duke qene se unë u bëra shkas që të vini sot këtu dua që tu kërkojë ndjesë për një grusht të verbërish atje tek dera që të nxitur nga të verbërit në Tiranë kishin marr me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Por me keqardhje pas asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjeëë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo dasi e vjetër është drejt fundit të saj', tha ai.
Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe janë mbledhur në “Queen Elizabeth Olympic Park” në Londër, një hapësirë e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, ku do të zhvillohet takimi me kryeministrin Edi Rama ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se salla është mbushur nga shqiptarët, ndërsa në duar mbajnë flamujt kuq e zi.
Shikoni te gjith ata me surrate te pista me mjekerr jan te gjith ata qe punojn neper shpia bari Dhe nje pjes jane kontigjenti i saliut qe kan bere krime ne shqiperi dhe nuk kthehen dot
PërgjigjuFjalori, tè kujton kohèn e Xhevdet Mustafès. Sokaku i tè marrève? A je vetè i pastèr nga "tè marrèt" o Edi Rama? Lère Sali Berishèn dhe Ilir Monikèn, se ka sot, njerèz mè tè pèrgatitur se zotrote, pèr tu marrè me ta. Dhe mos pèrrallis poshtè e pèrpjetè se ti je ai qè e bère reformèn nè drejtèsi sepse njerèzit qeshin. Nèse je "aq i zoti", filloje me gjèra shumè mè tè thjeshta dhe mos grumbullo kriminelè nè listèn e partisè mavi, me rekorde kriminale. Apo jep premtimin se pas zgjedhjeve, nuk bèhesh kamarier i Likes dhe e bèn prap president? Jo jo, nuk jam diversant. Jam shqiptar, qè shoh njè manipulues qè bredh vèrdallè me taksat tona, dhe hiqet si alternativè pa alternativè. Akternativè pa alternativè, èshtè SPAK, PO. Zotrote, je njè aktor i dalè boje, qè nuk ia vlen tè merresh seriozisht.
PërgjigjuE bukur kjo. Sudet (Sala+Jozi), nga njera ane, dhe Rrapushi, nga tjetra (Rama)....
PërgjigjuTurbofolk edvinian!
PërgjigjuLeket e gerdecit po ivestohen ne antiproteste, njesoj si komunistat veprojne,shpellaret jane injoranca e kombit..
PërgjigjuRama do Kete nje fund politik shume te keq pasi ba ka bere vetes ! Nuk eshte qudi ta marrin ne Hagë , e ka bere aq te madh m*tin sa kam frike se do ta marrë ne qafe partine sic i mori ai tjetri pas ikjes! Diaspora ne angli eshte nje barcalete e rradhes
PërgjigjuBravo: dukesh qe je shpellar injorant prej kosove, ne ne shqiperi nuk themi qudi por çudi edhe verioret thone çudi ,,prandaj merru me kosoven dhe kujdes ruaje motren nga serbi se na ngelet hatri neve nga shqiperia.
O Londra lexove Hage e mendove se eshte nga Kosova? Aq arrin shkolla fillore qe te dha partia nënë? Jeni bo me keq se ato te PD-se, po iu prek lideri, sikur iu është prek dashnori mamit.
O kosova merru me albinen,cte duhet me ramen ,.
si mund te krenohesh kur i ke lene njerexit si jetim rrugeve te botes,,vetem ky kryeminister idiot e ben......
PërgjigjuIdiot je ti qe nuk di si jane shperndare shqiptaret neper bote dhe shprehesh si koqe para ekranit dhe tastieres.
Shproso tek sali komunisti mbase si dihet te hapi perseri firmat piramidale dhe te rrishe gjithe diten ne kafene,.
Sipas zotërisë nuk lejohet të protestohet kundër qeverisë?!!
PërgjigjuNdaj qeveriae mund te protestoje vetem populli. Nuk ka si proteston partia tjeter se nuk ka kuptim. Nuk eshte demokratike. Po ne sibta prapambetur qe jemi, kurre se kemi kuotuar kete gje.
Llumi , perkrahesit e nongratees sigurisht qe nuk duan shtet normal.NUk ka rendesi se ku i con shpellaret, ne Angli Amerike, Kanada , ata shpellare do ngelen. Por jam dakord em Ramen jane shpellaret tane
PërgjigjuO Nongrata prej Vicidolit, po I merr ne qafe militantet! Antimitigjentet si 33 vjet me pare qe beheshin nga Enveristat, si ndahet shpirti nga Enveri komunistit te lig Sali Kerma.
PërgjigjuKujdes per ata shqiptare si jan ne zez se policija angleze perdor kamra face Recognition dhe atomatikishte i del se nuk je ne sistemin. Good luck
PërgjigjuKy rq kryeminister qe ta dijne te gjithe,i ka dhan urdher stafit te administrates qe kush ka femije jashte shtetit,te japin nr e tyre te tel e te filmojne voten meqe do votohet nga pc dhe nuk eshte se ka kontrolle. Ishalla perfundofte dhe ky si ai maloku qe rrin si qen ne maj te dritares.
PërgjigjuShiko vlla, un kam 30 vjet ne emigracion dhe se qeth per asnje parti. Por dje ne londer per rremuj ka qen vetem llumi. Ata qe sduan te paguajn drrita, uj, taksa etj etj. Shqipria eshte ku e ke me cka qen dhe e them me bindje se kam provuar vet te jetoj atje per nja 3 vjet 10-13. Der dje neve sna dinim se kush ishim e ca vendi jemi. Sot njihemi positivisht nga shum vende te botes. Kjo eshte merit e ksaj qeverije. Po mund te benin shum me shum se ckan bere der tani, por problemi eshte se atje korrupsioni eshte kultur. Un nuk mendoj se per cdo gje e ka fajn Rama. Ama, me kush e qeveriste dje, e kush qeveris sot, neryshimi eshte dit me nat. Un kisha me shum miq ne ate sistem te djeshem me pushtet por ja qe sot Shqipria eshte me ktenare dhe e mban koken me lart. Ti lem kto tifozlliqet e te punojm me shum per mirqenie e harmoni. Vetem ashtu ecet perpara. Urrejtja vjen nga pa dituria.
Ti qe je shume i kulturuar dhe inteligjent per cfar e vlerson Ramen?! Per skandalet qe dalin cdo muaj me qindra milion euro,per rruget me 30 40 milion euro/km,per administraten rrugace e burdello,per largimet masive te Shqiptarve dhe katandisen e shqiperise me 2.2 milion banore,per mjeksine burdello onkologjiku,sterilizim,checkup,qe behet vetem per mosha 40 _70 vjec,ge tjeret le te vdesin dhe pse kane paguar e pagojne sigurime, per zaptimet e plazheve,per fundosjen e eurores e futja e parase se piste eshte Liste e gjate dhe e pafunde wtf . Dhe mos harro jo cdo mendim kuder dmth je me Saliun!!! Sali shpellari injorant per te ber shtet,ky akoma me shume se ai mban pran vetes gjithe banditet dhe hajdutet e xhepave te Shqiptarve.
O emigranto laj pjata dhe mos ha kot te mbushesh mendjen me idjotesira babaleske.
O patronazhista qe ushqeheni si qeni me kocka, ai qe thot po ju kerkojn numrat e telefonit atyre qe kane njerez jashte eshte shume i sakte e i vertete dhe mua me eshte kerkuar numri i telefonit nga nje njeriu im. Ju jeni me Shpellar se Saliu ne mendesi dhe hajduter se Rama qe perzuri 1 milion Shqipetar ,u rente ne koke mallkimi i atyre qe iken nga vendi tyre sepse ne ate vend duhen minj si puna juaj, vetem ju vemje mund te jetoni aty duke vjedhur e duke lepir bythen e partive majtas e dhathtas.
:une... je komplet shpellar gje e trashe je si babalja.
Si ka mundesi që vetem njerezit e paedukuar urrejne Ramen? Ti or mik qe ne fillim te komentit e nis me gojendyrje dhe pret prej teje te rrezatosh inteligjence! E kuptoj qe nuk është e lehte te jesh njeri inteligjent se kam pare shume si puna jote!
E ka kuptuar qe ne Shqipëri se mëson njeri,dhe po e provon me këta qe janë jashtë.
PërgjigjuTallu me taksat tona,tallu...
PërgjigjuNa nxirrni ndonjë video te atyre qe ka marre me vete, jeni media e pavarur.
Përgjigju