170 kisha drejt dixhitalizimit
Behet per here te pare dixhitalizmi i ketyre objekteve te kultit qe jane shpallur monument kulture, ku do te kete fotografine te kishave, te ikonave, etj. Drejtorja e Trashegimise Harasani: Projekti me ambasaden amerikane, fondi i Ambasadorit dha ndihmesen me 50 mije dollare.
TIRANE - Në vijim të projekteve që janë prezantuar deri tani si bashkëpunime mes Ministrisë së Kulturës dhe partnerëve të huaj, shumë rëndësi nga dikasteri ministror ka marrë dhe Fondi i Ambasadorit Amerikan, që deri më tani ka dhënë një ndihmesë në disa projekte të trashëgimisë na bajënë ëtë ditur në Ministriën e Kulturës. Zhulieta Sina Harasani, Drejtore e Përgjithshme e Planifikimit Strategjik për Trashëgiminë dhe Diversitetin Kulturor në Ministrinë e Kulturës pohon se pritet të nisë dhe projekti për dixhitalizimin e disa kishave që janë shpallur monument kulture.
“Ky projekt realizohet për herë të parë për këto objekte kulti dhe merr një rëndësi dhe vëmendje të veçantë dhe nga specialistët e trashëgimisë kulturore”, tha Hararasani. Dixhitalizimi i kishave që janë shpallur monument kulture, vjen në një kohë kur për këto objekte të kultit është kërkuar më shumë vëmendje dhe fonde për restaurime. Në këtë projekt të dixhitalizimit do të përfshihen 170 kisha. “Bëhet për herë të parë dixhitalizimi i këtyre objekteve të kultit që janë shpallur monument kulture, ku do të ketë fotografime të kishave, të ikonave, etj.
Fondi i Ambasadorit Amerikan dha ndihmesën e tij në vlerën 50 mijë dollarësh për dixhitalizimin e 170 kishave të shpallura monument kulture në vendin tonë”, pohon drejtoresha Zhulieta Sina Harasani. Sipas Harsanit ky projekt i pari i këtij lloji pas 23 vitesh u realizua falë bashkëpunimeve me fonde të IPA-Adriatic, por vëmendje ka marrë dhe marrëveshja me TICA për ndërhyrjet fizike në qendrën historike të Gjirokastrës apo dhe restaurimin e disa xhamive monument kulture në vend. Ajo rrëfen se fondi i Ambasadorëve Amerikanë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore ka siguruar mbështetje financiare për më shumë se 700 projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në mbi 100 vende.
Subjektet që i plotësojnë kriteret mund të aplikojnë për mbështetje. “Siç përshkruhet nga programi i AFCP-së, subjektet që plotësojnë kushtet janë organizata jo qeveritare me emër të mirë dhe të përgjegjshme, muze, ministri kulture apo organizata dhe institucione të tjera që munden të tregojnë se kanë përvojën dhe aftësitë e nevojshme për të drejtuar projekte për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”, thotë drejtorja e përgjithshme e Trashëgimisë në Ministrinë e Kulturës.
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
31.2%
-
Njësoj
16.9%
-
Më keq
51.8%
Vota total: 6361
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turqia arreston 99 anëtarë të dyshuar të IS-it
2 Gusht, 17:45
-
Zhurmat e stomakut, nga se shkaktohen dhe si t’i shmangni
2 Gusht, 17:25
-
Elbasan/ Po punonte në një godinë, bie nga lartësia 54-vjeçari
2 Gusht, 17:16
-
Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka
2 Gusht, 16:57
-
Aksidentoi 12- vjeçarin në Orikum, arrestohet drejtuesi i mjetit
2 Gusht, 16:55
-
Çim Peka i dhuron disa qime më shumë Belos me reklamë klering te Syri?
2 Gusht, 16:33
-
Publikohen pamjet, momenti kur Leonard Duka zbret në Aeroportin e Rinasit në masa të rrepta sigurie drejt IEVP-së
2 Gusht, 16:26
-
Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri
2 Gusht, 16:01
-
Porto Romano/ 309 prona private preken nga ndërtimi i Portit të ri! Kompensimi do bëhet me lekë në dorë ose shkëmbim me tokë shtetërore
2 Gusht, 15:59
-
Paris 2024/ ‘Pensionistët’ jashtë, eliminohen dy sportistët më të vjetër në moshë nga Olimpiada
2 Gusht, 15:46
-
Vendimi/ Rriten koeficientët për llogaritjen e pensioneve! Kush del në pension pas 1 korrikut 2024 merr më shumë para
2 Gusht, 15:41
-
Paris 2024/ Katie Ledecky, e artë dhe rekord olimpik
2 Gusht, 15:41