SARANDË - Gjykata e Sarandës ka lënë në masë arresti me burg 72-vjeçar, Bajram Tusha, në akuzë për abuzim seksual me një vajzë 17-vjeçare, mohoi akuzat në sallën e gjyqit. "Shkoj në burg vetëm për shkak se e kam ndihmuar këtë familje", mësohet të ketë thënë i moshuari

Prokuroria kërkoi burg pa afat në bazë të denoncimit të 17-vjecares dhe të dashurit të saj, gjithahtu edhe një përgjim ambiental gjatë momentit të ballafaqimit midis 17 vjecares dhe Bajram Tushës. Në këtë takim të përgjuar, mësohet se i moshuari i ka kërkuar vajzës të ndryshojë denoncimin dhe të tërheqë padinë. 

Gjykata e Sarandës rrëzoi kërkesën e mbrojtjes, për deklarim si të paligjshëm të arrestimit të të moshuarit. Sipas avokatit Gjergji Imeraj, familja e të miturës po përgatit një padi penale për të dashurin e vajzës  i cili prej dy javësh e mbante vajzën në shtëpinë e tij.

Kjo ngjarje ka shumë mistere brenda saj, për shkak se në një rrëfim ekskluziv që Report Tv pati me nënën e vajzës, ajo hodhi poshtë pretendimet duke thënë se 17-vjeçarja është manipuluar nga i dashuri i saj për të sajuar gjithë historinë. Tashmë i mbetet në dorë hetimeve të zbulojnë atë se çfarë realisht ka ndodhur.  17-vjeçarja është pajisur me një urdhër mbrojtje nga gjykata ku ndalon prindërit e saj të kontaktojnë atë.

"Ndalimi i të paditurve për t’u takuar, kontaktuar ose komunikuar drejtpërdrejtë ose tërthorazi me fëmijën e tyre. Fëmija e mitur të strehohet përkohësisht larg familjes. Kohëzgjatja e masave të mbrojtjes është deri në datën e përfundimit të gjykimit më 30 prill 2020, në orën 11.00", thuhet në urdhrin e mbrojtjes.

Sipas burimeve për Report TV, e mitura me të cilën është abuzuar seksualisht është dërguar në një qendër trajtimin psikologjik dhe të specializuar për këto rasteve në Tiranë.

Nderkohë pala e akuzuar pritet të apelojë vendimin, në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër.