1/8 e Championsit startojnë me Manchester United-PSG, luhet edhe Roma-Porto

1/8 e Championsit startojnë me Manchester United-PSG, luhet edhe Roma-Porto

Ekipi i PSG-se ne stervitjen e fundit para ndeshjes

Champions League rikthehet sonte me VAR dhe një superpërballje Manchester United-PSG. Faza e 1/8 starton fuqishëm  në “Old Traford” ku përballë do jenë “djajtë e kuq” që nën drejtimin e Solskjaer nuk humbasin prej 11 ndeshjesh dhe kampionët e Francës që do luajë pa tre yje të skuadrës. Solskjaer që duket se do fitojë një punë të përhershme tek United i ka futbollistët e gatshëm dhe pritet të hedhë në fushë treshen e frikshme sulmuese Lingard-Rashford e Martial dhe Pogba që po kalon një formë të jashtëzakonshme.

“Është një mbrëmje speciale dhe dua që lojtarët e mi të futen në fushë me besim dhe të shënojnë gola. Kundërshtari ka mungesa por kjo e bën më të paparashikueshëm. Kemi besim dhe do punojmë si skuadër” ka deklaruar teniku Solskjaer në konferencë.

Neymar, Cavani dhe Meunier janë tre mungesa që në çdo skuadër do të peshonin shumë. PSG-ja do jetë sot pa tre yjet e skuadrës dhe pesha në sulm i kalon talentit Mbappe që do ketë në krah Di Marian dhe Draxler. Trajneri Thomas Tuchel konfirmon se në ADN-në e PSG-së është loja e sulmit dhe këtë gjë do bëjë edhe sot.

“Manchesteri me Solskjaer ka ndryshuar shumë dhe shënon gola. Do jetë përballje e vështirë. Si eliminatore shanset janë 50 me 50 por sot ata janë më të favorizuar” e mbyll trajneri gjerman. Ndeshja tjetër e mbrëmjes së Champions është ajo që luhet po në 21:00 ku Roma pret në “Olimpico” Porton kryesuesen e kampionatit portugez. Italianët vijnë pas fitores në kampionat me Chievon dhe trajneri Di Francesco kërkon një ndeshje të madhe që të mund të rikthejë entuziazmin. Ndërsa Sergio Conceicao thotë se Porto e tij është e fortë dhe agresive dhe do kërkojë çerekfinalet . Duke nisur nga kjo fazë në Champions do përdoret VAR.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale