Barcelona e ka kompletuar transferimin e Julian Araujos nga LA Galaxy, raporton Fabrizio Romano. Sipas ekspertit të transferimeve, marrëveshja më në fund është arritur, pas një sage të çmendur muajin e kaluar.
Araujo do të nënshkruajë kontratë deri në qershor të vitit 2026 me Barcelonën, ndërsa të enjte do jetë në Camp Nou për testet mjekësore. Shuma e transferimit që Barcelona ka paguar për lojtarin është rreth katër milionë euro. Ai do të jetë pjesë e Barcelonës nga vera e këtij viti dhe është transferimi i tyre i parë për edicionin 2023/24.
Barça ishte duke mbyllur marrëveshjen me futbollistin disa javë më parë, teksa ne fundin e merkatos së janarit e-maili mbërriti me 18 sekonda vonesë për shkak të një gabimi kompjuterik. Rasti u shqyrtua nga FIFA, që i dha të drejtë Barcelonës për transferimin e mbrojtësit.