Ekipet ndërkombëtare të shpëtimit kanë nisur të mbërrijnë në Venezuelë për të mbështetur operacionet në terren. Sipas transmetuesit shtetëror VTV, një grup prej 80 shpëtimtarësh nga Zvicra mbërriti mëngjesin e sotëm në vend. Delegacioni zviceran përfshin specialistë të kërkim-shpëtimit, 18 tonë ndihma dhe tetë qen kërkimi.

Ndërkohë, Turqia njoftoi se gjatë ditës së sotme do të nisen nga Stambolli dy fluturime me personel ushtarak, mjekësor dhe ekipe shpëtimi, si edhe dy qen kërkimi. Edhe Holanda bëri të ditur se po dërgon një ekip me 65 punonjës të shpëtimit, qen kërkimi dhe pajisjet e nevojshme.


Lajmi kryesor:

‘Gjunjëzohet’ Venezuela, rëndohet bilanci nga tërmetet: 235 viktima, mbi 4.300 të plagosur dhe më shumë se 50 mijë të zhdukur