Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat 24 orë pas dy tërmeteve në Venezuelë. Ngjarja ndodhi në Chacao, një nga zonat më të goditura nga lëkundjet sizmike.

Lajmin e bëri të ditur në rrjetet sociale kryetari i bashkisë, Gustavo Duque. “Ndodhemi pranë ndërtesës Don Pepe, ku, fatmirësisht, po shpëtojmë një banore. Zoti është i madh”, deklaroi ai nga jashtë godinës së shkatërruar.


Lajmi kryesor:

Tërmetet shkatërrimtare ‘gjunjëzojnë’ Venezuelën, rëndohet bilanci i viktimave: 920 të vdekur dhe më shumë se 50 mijë të zhdukur! Spitalet në kolaps