Ora shënonte 15:39. Ishte 17 Shkurti i vitit 2008. Në atë moment, në sallën e Kuvendit në Prishtinë, Hashim Thaçi lexoi fjalët që ndryshuan historinë e Kosovës.

Në seancë morën pjesë 109 nga 120 deputetë. Para tyre dhe para gjithë shqiptarëve, kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. 

“Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo shpallje pasqyron vullnetin e popullit tonë dhe është në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, dhe Propozimin e tij Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës”, thuhej në deklaratë.

Ai moment, i fiksuar në orën 15:39, mbetet një nga çastet më të forta dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit të Kosovës.


Lajmi kryesor:

Kosova feston sot 18 vite pavarësi/ Kuvendi në seancë solemne! Osmani, Kurti e Begaj: Historia nuk mund të shkruhet pa 4 liderët e UÇK-së