Ai është vetëm 18 vjeç, por fal aftësive është kthyer në një sipërmarrës që punëson edhe të tjerë. Por jo vetëm kaq, Aldo Tanku, mund të cilësohet si një gjeni, pasi pasionin për teknologjinë dhe hapësirat e sistemeve informatike ka arritur t'i kthejë në vepra të cilat kanë rezultuar të suksesshme dhe të aplikueshme nga miliona persona. 

Aldo programon lojëra, të cilat më pas përdoren nga mijëra persona në të gjithë botën. Pasionin e tij për lojërat elektronike ai e ka pasur që në moshën 13 vjeçare, kur edhe nisi të programojë lojën e parë. Për këtë lojë, Aldo shprehet se i është dashur 5 muaj kohë për ta programuar. 

gjeniu

Lojën e fundit elektronike Aldo Tanku e ka programuar afro një muaj më parë dhe brenda kësaj periudhe kjo lojë ka tejkaluar 1 milionë përdorues, që është një shifër rekord për të tilla aplikacione. 

'Kam qënë 13 vjeç kur kam nisur projektimin e lojërave. Kam qënë i apasiounuar pas lojërva, kam parë tutorial në internet dhe kam mësuar. Loja e parë që kam krijuar ka zgjatur 5 muaj dhe nuk kishte shumë ndjekës, por me kalimin e kohës kur mesova më shumë rreth programit, perfeksionova lojën dhe arrita të kem 1 milion lojtarë. Para një muaji krijova një lojë të re që quhet ‘Beware’’ dhe brenda dy javësh ka arritur në 1 milion lojtarë. Arsyeja se pse mendoj që ka arritur këtë sukses është se loja është sfiduese, ti arrin të sfidosh shokët e tu. Tani kam krijuar edhe kompaninë time në facebook, ‘’Time killing Games’’ janë kompani që fusin reklamanë lojën timë dhe sigurisht që kam përfitime financiare. Përfitimi i dytë që kam është që në lojë ka produkte që mund t’i blesh me kartë krediti të cilat ndihmojnë për thjeshtimin e lojës të fitosh sa më shumë pikë. Kam pasur një ofertë për lojën time të parë, që ta shisja për 5 mijë dollar por nuk e shita sepse mendoja se do e ja dilja të kisha më shumë sukses dhe ja dola'.


Pasioni dhe aftësia e tij është dalluar edhe nga mësueset e Shkollës "Petro Sota" në Fier ku ai studion.

Bora Hoxhaj mësuese informatikës në këtë Shkollë shprehet se veç mësimeve Aldo studion dhe në mënyrë të pavarur çka ka bërë që ai të ketë sukses në këtë rrugë që ka nisur. 

''Perveç shpjegimeve që behej në shkollë, Aldoja është i prirur të eksplorojë në gjuhë programi duke bërë lojëra në facëbook që pëlqehen nga të gjithë.Shquhet për inteligjencën e tij, dhe pasionin që ka për teknologjinë e informacionit dhe komunikimit''.- është shprehur mesuesja.

Aftësitë e tij janë pikasur nga të gjithë, pasi suksesi i tij është treguar si shembull edhe nga kryeministri Rama. Duke e cilësuar si Gjeni kryeministri u ka kërkuar të rinjve që të ndjekin rrugën e tij duke marrë formim profesional.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com