Fluturimi i parë direkt mes Tiranës dhe Torontos u inaugurua sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke shënuar vendosjen e një lidhjeje të re ajrore mes Shqipërisë dhe Kanadasë.
Në ceremoninë e organizuar në Rinas morën pjesë kryeministri Edi Rama, ambasadorja e Kanadasë në Shqipëri Elissa Goldberg, ministri i Turizmit Blendi Gonxhja dhe përfaqësues të sektorit të aviacionit.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se linja e re do të shërbejë për të afruar më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar në Kanada, ndërsa zbuloi se objektivi i ardhshëm është vendosja e fluturimeve direkte me Shtetet e Bashkuara.
“Mos nguroni të vini në Shqipëri. Shqiptarët janë të parët në dy gjëra: në mesazhe celulare dhe fluturime me avion. Kjo linjë do të jetë shumë e suksesshme. Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi linjën tjetër direkte, atë me SHBA-të”, tha Rama.
Kryeministri u ndal edhe te rritja e trafikut ajror në Shqipëri, duke deklaruar se nga 2.2 milionë pasagjerë dhe 22 mijë fluturime në vitin 2016, aeroporti arriti në 13.7 milionë pasagjerë dhe 82 mijë fluturime në vitin 2025.
Rama njoftoi gjithashtu se aeroporti do të kalojë në një fazë të re dixhitalizimi, me vendosjen e portave dixhitale për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike.
“Në vitin 2016 kishte 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vjet më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë. Ne mendojmë që do të kalojë 100.000 në fund të kësaj dekade. Rinasi është ndër të parët që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të Check-in. Së shpejti, do të hapim këtu një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe modernizimit të tij, portat dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike. Kjo do të bëjë që për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në Rinas të hyjnë si në shtëpinë e tyre dhe i gjithë info do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të ketë kjo portë. Do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm në shumë aspekte" tha ai.
Në fjalën e tij, kyeministri Rama adresoi edhe çështjen e aeroportit të Vlorës duke thënë se vonesat në hapjen e premtuar të tij nuk janë për shkak të shtetit por për shkaqe të brendshme të kompanisë private. Ai tha se pavarësisht mosmarrëveshjeve brenda kompanive, aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër. Përveç atij, qeveria do të çelë së shpejti garën edhe për aeroportin e Gjirokastrës ndërkohë që ai i Kukësit do të zhvillohet më tej.
"Duhet t'i përgjigjemi numrit të pasagjerëve që potencialisht do të hyjnë në Shqipëri një dekadë më tutje. Kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë të zgjerojmë sistemin e aviacionit civil. Të gjithë janë të informar për vonesa që janë të shkaktuara jo për shkak të shtetit, apo për shkak të ndonjë fatkeqsie natyrore, por për shkaqe tërësisht të brendshme të kompanisë në aeroportin e Vlorës. MIE ka ndërmarrë hapat e duhur në këtë drejtim dhe objekti ynën mbetet i palëvishëm që Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër dhe nuk do të jetë pre e mosmarrëveshjeve brenda përbrenda kompanisë. Jemi në fazën e fundit për të çelur garën për aeroportin e Gjirokastrës që do jetë kryesisht turistik dhe sezonal. Nuk kemi asnjë arsye për të hequr dorë nga zhvillimi i mëtejshëm i aeroportit të Kukësit edhe pse kur vjen puna për marrveshjet e linjave ajërore ato janë marrëveshje private që zhvillohen në interes të kompanive dhe vetë aeroportit" tha Rama
Fluturimi Tiranë-Toronto do të operohet nga Air Transat dhe do të zgjasë rreth 10 orë, me ndalesë në aeroportin Pearson të Torontos. Ambasadorja Elissa Goldberg e cilësoi linjën e re një mundësi për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa ministri Gonxhja tha se ajo përbën një hap të ri në lidhjen e Shqipërisë me Amerikën e Veriut. Ndërsa ministri Enea Karakaçi tha se autoritetet shqiptare do të punojnë më tej për të zgjeruar destinacionet dhe ofertën turistike
Lajmi në përditësim
Gjatë ceremonisë së inaugurimit të fluturimit të parë Tiranë-Toronto, kryeministri Edi Rama u ndal edhe te transformimi i Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, duke deklaruar se Tirana mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve.
Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte 22 mijë fluturime në vit dhe 2.2 milionë pasagjerë, ndërsa në vitin 2025 numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe ai i fluturimeve në 82 mijë. Rama tha se pritshmëritë janë që numri i fluturimeve të kalojë 100 mijë deri në fund të kësaj dekade.
Kryeministri njoftoi gjithashtu se së shpejti aeroporti do të hyjë në një fazë të re modernizimi, me vendosjen e portave dixhitale për qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike. Sipas tij, hyrja në aeroport do të kryhet pa kontrollet tradicionale, ndërsa të dhënat do të përpunohen përmes sistemeve të inteligjencës artificiale, në atë që ai e cilësoi si një transformim të rëndësishëm të aeroportit.
"Aeroporti i Tiranës mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Nga 2016 në vitin 2025, rritja ka qenë marramendëse. Në vitin 2016 kishte 22 mijë fluturime në vit për 2.2 milionë pasagjerë. Më pak se 10 vjet më vonë, numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë dhe numri i fluturimeve në 82 mijë. Ne mendojmë që do të kalojë 100.000 në fund të kësaj dekade. Rinasi është ndër të parët që ka hedhur hapin e kalimit të dixhitalizuar të Check-in. Së shpejti, do të hapim këtu një kapitull të ri të transformimit dixhital të aeroportit dhe modernizimit të tij, portat dixhitale, të cilat do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë lloj kontrolli nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike. Kjo do të bëjë që për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në Rinas të hyjnë si në shtëpinë e tyre dhe i gjithë info do të merret përmes inteligjencës artificiale që do të ketë kjo portë. Do të jetë një transformim i jashtëzakonshëm në shumë aspekte" tha ai
Komente








Aeroportin e Vlores nuk po e permend me. Na solle spiunin rus Pacolli qe te sabotonte nje nder projektet me strategjike te vendit dhe tani nuk ke cfare thua.
PërgjigjuSi aeroporti i Kuksit, u inagura dhe u harrua.
Përgjigju