182 kineastë thirrje SUAD-ës për të drejtën e autorit, Kumbaro: Ku kanë shkuar milionat?

Kineastët Vladimir Prifti, Piro Milkani edhe Saimir Kumbaro në emër të regjisorëve, skenaristëve edhe drejtorëve të fotografisë, i kërkojnë Sportelit Unik të të Drejtave të Autorit, që të merren vet me menaxhimin e të ardhurave, pasi për tre vjet radhazi ata janë vlerësuar me vetëm 700 mijë lekë. Ndonëse, kërkuan një ballafaqim me drejtorin aktual të këtij sporteli, Elir Putos, ata nuk e arritën këtë, pasi në zyrë nuk ishte. Artistët shpjegojnë situatën konkrete ku gjendet Forumi i të drejtës së Mbrojtjes së Autorëve të Audivizualit.

 “E drejta e autorit në fusha të ndryshme të krijimtarisë muzikore edhe artistike mbrohej nga disa agjenci, tre vjet më parë MK mendoi që të krijonte një agjenci unike, për të menaxhuar gjithçka që shfrytëzohet në Shqipëri në hotele, restorante edhe televizione”, shpjegon Milkani teksa tregon se si Forum i Mbrojtjes së Autorit Audiovizual, menduan se nëse prej kaq vitesh kanë mbledh 50 për qind dhe pjesa tjetër është vjedh, ky sportel do të mbledh më shumë.

“Erdha që t’i prezantohem drejtuesit, t’i kërkojë dokumentacionin, sepse do të sjellim auditin dhe duam të dimë, se ku kanë shkuar këto miliona? Njerëzit vijnë tek F.M.M.A edhe për shkak të SUADES unë nuk di çfarë t’u them. Një autor si Ismail Kadare të marrë 10 mijë lekë të vjetra, është skandaloze”thotë Kumbaro.

Drejtori Teknik Elton Kallfa i SUADES shprehet se: “Ju duhet të merrni një vendim nga Gjykata fillimisht”.

 “Por për fat të keq, sot jemi më keq, se para tre vjetësh. Ky forum që është themeluar para 17 vitesh, që kineastëve u jepte një shpërblim të këndshëm, sot është përjashtuar nga një mendje absurde edhe e palogjikshme, e dikujt që është në krye të SUADES, që është Elir Puto edhe po na shkatërron të gjithëve”, rrejnë regjisori Milkani.

Milkani flet edhe për kalimin e kompetencave nga SUADA tek FMMA derisa situata të zgjidhet në gjykatë.

“Duke parë se kjo s’po ecën, se Ministria e Kulturës ka vendosur, që SUADEN ta drejtojë F.M.M.A edhe drejtor ekzekutiv të jetë Saimir Kumbaro, derisa situata të zgjidhet përfundimisht në gjykatë”.

Në varësi të Forumit të së drejtës së Mbrojtjes së Autorëve të Audiovizualit janë 182 regjisorë, skenaristë edhe drejtpërdrejt fotografie.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë