Vajza ka qenë vetëm në dhomë të gjumit kur ka marrë armën dhe ka qëlluar veten. Sajmir dhe Erisjaldo Gjuta kanë qenë jashtë dhe kanë dëgjuar të shtënat, raporton gazetari i Report Tv Sokol Dema.
Kur kanë hyrë të dhoma kanë parë vajzën të vetëplagosur dhe kanë thirrur edhe anëtarët e tjerë, Mirvete dhe Vladimir Gjuta dhe kanë vendosur që të pastrojnë vendin e ngjarjes, kanë marrë e fshehur armën, kanë larë gjakun ndërsa Mirvetja me Elvirin janë nisur me makinë për ta dërguar në spital dhe janë porositur të deklarojnë që "vajzën e kanë gjetur të shtrirë te rrethi i Ekonomikut".
Pas hetimit, rezultoi se vajza në fakt ishte vetëplagosur në hotelin e tyre. Më herët, 18-vjeçarja dyshohet se ka tentuar edhe herë tjetër për t'u vetëdëmtuar.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë në Hotel Gjuta! Policia nxiton: U vetëplagos! Ndalohen Vladimir Gjuta qe ka fshehur ngjarie, në kërkim i dashuri (EMRAT)












