Ministri i Drejtësisë ka reaguar përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ndaj dhunës kundrejt punonjësve të policisë nga protestuesit e PD. Besfort Lamallari shprehet se akte të tilla janë shkelje flagrante dhe e dënueshme e së drejtës për tubim.

Gjithashtu ai ka shprehur solidaritet për familjarët e të lënduarve, ndërsa e quan protestën një sulm të organizuar kriminal.

“Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor!

Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë ata të cilët kanë ndjekur me ankth përmes medias se si prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre rrezikuan jetën nga një sulm i nxitur dhe i organizuar kriminal”, shkruhet krah videos.

Në Spitalin e Traumës u paraqitën 10 efektivë, ndërsa në QSUT 9. Policët u lënduan gjatë përplasjes me protestuesit, të cilët hodhën molotvë e fishekzjarrë. Punonjësit pësuan dëmtime të shumta, teksa disa prej tyre u panë teksa u digjeshin edhe uniformat.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Igor: 11/02/2026 08:44

    Ne kohen e Enver Hoxhes nuk dote ndodhte kjo por tani kriminelet duan me force shtetin dhe mendojne se dote fitojn por fitues nuk jan armiqt e mbrendshem por armiqt e jashtem te fqinjeve qe presisin dhe nxisin derisa te shkaterohet shteti dhe neser zgjoheni nga gjumi dhe jeni te rethuar nga ushtrite e fqinjeve e doni kete vazhdoni por nuk dote zgjas shum IDIOTET e popullit te vet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Shkurt, 10:30

    Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?