TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndëshkim për militantët e Sali Berishës të cilët sulmuan me molotov efektivët e policisë te Kuvendi gjatë protestës së dhunshme mbrëmjen e së martës. Në një reagim të parë pas protestës, teksa ka ndarë edhe foto nga arsenali i molotovëve që policia ka sekuestruar, Rama thotë se uron që të bëhet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen mbartësit e armëve vdekjeprurëse.
Ndërsa dënon aktet e dhunës, kryeministri Rama shkruan se Partia Demokratike, është e vetmja në të gjithë botën demokratike që ushtron dhunë. Rama bën edhe një krahasim mes PD dhe Robert Mugabe, i cili udhëhoqi Zimbabwe nga viti 1980 deri në rrëzimin nga pushteti në një grusht shteti në vitin 2017, duke thënë se është e vetmja parti që i shkon nga pas një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur.
"Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës”, shkruan Rama.
Shefi i qeverisë kujdeset që t’iu përgjigjet ambicieve të kundërshtarëve politikë të cilët përmes protestave me militantë synojnë të rrëzojnë qeverinë, duke u thënë se përgjigjen do e marrin në zgjedhjet e ardhshme lokale, ndërsa PS do të vazhdojë rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE.
"Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian", e mbyll Rama postimin e tij.
Pas protestës së dhunshme, Policia e Tiranës arrestoi 21 militantë të Sali Berishës, mes tyre 4 të mitur, ndërsa u sekuestruan 22 molotovë të pashpërthyer. Aktet e dhunës drejt efektivëve janë dënuar ashpër edhe nga përfaqësues të Partisë Socialiste dhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, që militantët e PD i quajti kriminelë të organizuar që synim kanë pasur sulmin ndaj policëve.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e cilësoi të dhunshme protestën e Partisë Demokratike mbrëmjen e së martës. Në një postim në Facebook, Bardhi shkruan se Rama foli si të gjithë diktatorët që duan të mbajnë pushtetin me dhunë.
Ligjvënësi opozitar shkruan se vendosmëria e opozitës nuk shuhet as me gaz lotsjellës dhe as me shkopinj gome.
“Edi Rama sot foli si të gjithë diktatorët që duan ta mbajnë pushtetin me dhunë. Qetësia dhe siguria e tij janë zhdukur nga frika dhe paniku. Edhe reagimi sadist i policisë mbrëmë kundër njerëzve të lirë, qytetarëve, deputetëve, të miturve, reflektoi frikën e Edi Ramës për humbjen e pushtetit.
Edi Rama ka frikë. Frikë se njerëzit nuk heshtin më. Frikë se ata nuk tërhiqen. Frikë se opozita nuk zmbrapset.
Është një aksiomë e pashkruar: kur pushteti fillon të veprojë me mllef, urrejtje dhe armiqësi ndaj kundërshtarëve politikë, ai po ndien fundin. Por e siguroj Edi Ramën se vendosmëria e njerëzve të lirë dhe e opozitës nuk shuhet as me ujë me piper, as me gaz lotësjellës, as me shkopinj gome.
Protestat do të vazhdojnë, sepse asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin. Gazi lotsjellës, skafandrat e policisë, shkopinjtë e gomës, dhuna barbare e Edi Ramës nuk mund ta ndalin kohën. Koha e tij po mbaron”, shkruan Bardhi.
Komente













Po ti si erdhe ne pushtet?
Përgjigjunje gje eshte e sigurt, ky nuk mbyll dot asnje kapitull me BE deri ne vitin 2027 sic ka thene qe do ti mbyllim te gjitha. shqiperia eshte e bllukuar pas ceshtkes balluku
Përgjigjuper sa kohe ti je i vetmi KM qe ke nje ish zevendes te arratisur nga drejtesia dhe nje tjeter po aq hajn qe sdo ta leshosh eshte krejt normale dhuna
PërgjigjuShume te vobekta duken si pajisje. As qe krahesohen me arsenalin dhe mjetet qe mund te prokurojne bandat e tua.
PërgjigjuNersa ti hajduteren ne menyre shume elegante: sa me kartona ne parlament te ngritur nga njerez me kostum dhe te parfumosur sa me firmen nga dora e bute e nje lubie te hijeshuar dhe me ballkone per marshallah qe te magjeps me tonalitetin e ulet dhe te pergjumur te zerit te saj.
Përgjigju