Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge duke arrestuar 14 persona, mes tyre shqiptarë dhe italianë. Ata akuzohen për trafikimin e 520 kg kanabis dhe 18 kg kokainë. Policia italiane ka vërtetuar rreth 17 episode të trafikimit të drogës.
Kokaina trafikohej nga Holanda në Belgjikë dhe më pas në Milano përmes autobusëve. Droga fshihej në një vend të modifikuar në pjesën e poshtme të shkallëve të autobusit.
Kokaina dhe kanabisi shpërndaheshin në zonën e Lombardisë. Koka i grupit dyshohet se ishte një shqiptar, i lidhur me mafien kalabreze.
Po te pakten vejeni nje foto te policeve italian dhe jo te SEK Gjermane
Përgjigju