Sot shënohen 19 vjet nga masakra e Srebrenicës, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë rreth 8 mijë burra dhe djem muslimanë.
 
Mijëra persona pritet të marrin pjesë në ceremoninë që do të zhvillohet në qendrën përkujtimore Potoçari, ku edhe do të varrosen rreth 175 mijë mbetjet mortore të identifikuara së fundmi.
 
Për gjenocidin në Srebenicë janë akuzuar ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxjiq dhe ish-gjenerali Ratko Mlladiq.