1946/ Dy proceset kryesore kundër
teknikëve dhe inxhinierëve të Maliqit

1946/ Dy proceset kryesore kundër<br />teknikëve dhe inxhinierëve të Maliqit<br>
Për të përligjur gjoja një organizim amerikan në “sabotimet e kënetës së Maliqit”, me porosi të jugosllavëve, u organizuan dy procese kryesore hetimore-gjyqësore. 

Procesi i parë kryesor u zhvillua me një shkallë gjykimi (me vendim të formës së prerë), nga Gjykata e Lartë Ushtarake e përbërë nga nënkolonel Gaqo Floqi, anëtarët kapitenë të parë Veledin Zeneli dhe Nexhat Hyseni, me pjesëmarrjen e prokurorit kapiten i parë Nevzat Haznedari. Procesi u zhvillua më 8-18 nëntor 1946. Në përfundim u dhanë këto dënime:

1-Abdyl Sharra dhe Kujtim Beqiri, me varje në litar:
2-Eugenio Scaturo, Vasil Mano, Zorika Mano, me vdekje, pushkatim.
3-Mario Guarnieri dhe Pandeli Zografi, me burgim të përjetshëm.
4-Mihal Stratobërdha me 10 vjet burg.
5-Anastas Risto me 2 vjet burg.
6-Jani Borova me 1 vit me kusht.
Ky proces është fotografuar nga ATSH-ja dhe filmuar nga jugosllavët.

Më 20-25 nëntor 1946 u gjykua grupit të dytë. Ky proces nuk u fotografua dhe filmua, por vetëm u njoftua në gazetën “Bashkimi” dhe në radio. Kjo sepse misioni amerikan ishte larguar. Këtë herë gjykimi u bë në dy shkallë gjyqësore, në fillim nga Gjykata Ushtarake e Tiranës e përbërë nga kapiten Njazi Meka (kryetar), kapiten Menella Bulka dhe nëntoger Vasil Karajani, duke pasur pranë prokurorin kapiten Halit Tafani. Në përfundim u dhanë këto dënime:

1-Aleks Vasili dhe Mirush Përmeti dënohet me vdekje.
2-Hans Vala, me 30 vjet burgim.
4-Golfredo Pasquale Rizzo, me 10 vjet burgim.
5-Llambi Napuçe, me 5 vjet burgim.
Vendimi u la në fuqi nga Gjykata e Lartë Ushtarake më 3 dhjetor 1946, e përbërë nga major Frederik Nosi (kryetar) dhe kapitenët e parë Veledin Zeneli dhe Nexhat Hyseni (anëtarë). Prokuror ishte Nevzat Haznedari.
Bashkëlidhur, urdhri i refuzimit të faljes së jetës, përpara se të shprehej Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Maliqi
Dokumenti

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim

112-vjetori i Pavarësisë/ Basha: Urime datën më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar! Nderim atyre që luftuan për liri dhe bashkim