I akuzuari Dajti në fjalën e tij është shprehur se gjetja e një mbrojtësi për të është shumë e vështirë. Shkak sipas tij është bërë qëndrimi i Gjykatës ndaj avokatëve të tij.
“Ju keni hedhur poshtë të gjitha kërkesat e mbrojtësve të mi. Kur avokati im mbrojtës kërkoi ndarjen e çështjes sime me atë të Erges Xhoxhit ju e hodhët poshtë, më pas kur jua kërkoi Prokuroria e pranuat menjëherë. Po ashtu dhe në rastin tjetër. Unë kërkova përjashtimin e një anëtari të trupit gjykues, kërkesë e cila u hodh poshtë. Më pas kur u kërkua nga Prokuroria sërish e pranuat kërkesën", -u shpreh Dajti.
Dritan Dajti është i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)