Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e Dritan Dajtit për të përjashtuar nga trupa e shqyrtimit të rekursit të prokurorisë, gjyqtarin Sandër Simoni, me argumentin se gjatë ushtrimit të funksioneve ka shfaqur mendimin e tij mbi faktet dhe rrethanat ndaj procesit të tij.
Gjyqtari Enton Dhimitri e rrëzoi kërkesën e caktoi masë administrative ndaj Dajtit me vlerë 10 mijë lekë.
Në Gjykatën e Lartë pritet të vendoset në 11 qershor nëse do të pranohet apo jo rekursi i prokurorisë së krimeve të rënda në atë kohë, që kërkon rikthimin e burgut përjetë për Dritan Dajtin, vrasësin e 4 policisë në 2009-ën në Durrës, i cili në Apel u dënua me 25 vite.
Po me kërkesë të Dajtit, më 4 qershor, u zëvendësua gjyqtari Medi Bici me argumentin se e gjykuar një herë në 2003-shin, dhe në vend të tij u vendos me short Artur Kalaja.
Dritan Dajti u dënua nga shkalla e parë me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.
Por, në shkurt të vitit 2019 Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar duke caktuar ndaj këtij të fundit 25 vite burg. Ndërkohë, vendimi i dhënë nga pesë gjyqtaret e Apelit, Fuat Vjerdha kryetar, Lindita Hoxha, Aleks Nikolli, Petrit Aliaj dhe Skender Damini u ankimua nga Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda, e cila kërkon dënimin e Dajtit me burgim të përjetshëm. Gjykata e Lartë do ta shtyjë më 11 qershor shqyrimin e kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që kërkon burg përjetë për Dritan Dajtin.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
EKSKLUZIVE/ '4 vrasjet e 21 Janarit' - E motra e Ziver Veizit për Report Tv: Berisha e pranoi vetë krimin shtetëror, çfarë pret më SPAK? Të dënohen urdhëruesit e zbatuesit
17 Janar, 18:31
-
Meta kërkon lirimin nga qelia, avokati rekurs në Gjykatën e Lartë: Jemi në prag fushate, s’ka prova për ta mbajtur në burg
17 Janar, 11:59
-
Hetimet për dosjen e SASPAC e çuan në pranga, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Beqajt për heqjen e masës 'arrest në burg'
15 Janar, 15:02
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Gjykata Kushtetuese/ 13 kandidatë në garë, për postin që lë Holta Zaçajt! Mes tyre anëtarë të organeve të vetingut që u mbaroi mandati në dhjetor (EMRAT)
13 Janar, 14:16
-
Apeli e dënoi me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nga arratia dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë
7 Janar, 09:51
-
Kosovë, gjykata urdhëron KQZ të regjistrojë listën serbe
1 Janar, 12:23
-
Sokol Sadushi flet për mandatin e Holta Zaçajt: Nëse s'do kishim shpallur vakancën, do ishim në shkelje të ligjit
30 Dhjetor 2024, 16:22
-
Gjykata e Lartë më 2024, Sadushi: Kemi ulur me 50% stokun e dosjeve, këtë vit u dhanë 7639 vendime! Mbi 74% e rekurseve dështuan, 449 çështje për gjyqtar
30 Dhjetor 2024, 15:49
-
'Bie' Holta Zaçaj, kolegët në Kushtetuese votojnë që mandati t'i përfundojë më 10 mars 2025
23 Dhjetor 2024, 16:04
-
Ish-gjyqtarja Fetahu i kërkon nga qelia Gjykatës së Lartë rrëzimin e masës ‘arrest në shtëpi’ të vendosur ndaj saj në gusht
21 Dhjetor 2024, 17:27
Nese i mbeten denimet me te perjetshem mund te themi qe ka drejtesi te re.Ne te kundert po iu la 25 drejtesia RIP
PërgjigjuDrejtwsia e re eshte ne prove me rastin e ketij krumine. Jo vetem te perjetshem por urgjent dhe 41 bis dhe konfiakim pasurie. Po u keput koka keshtu, banda w ketij jashte shpartallohet kollaj.
Përgjigju