Dajti akuzohet për vrasjen e 4 policëve të njësisë speciale, të cilët gjatë një operacioni për arrestimin e këtij të fundit mbetën të vrarë në zonën e plazhit në Golem.
Disa herë i pandehuri Dajti ka deklaruar në gjyq se seanca nuk shtyhet për faj të tij, po për faj të avokatëve të cilët nuk paraqiten në gjyq.
Gjykata vendosi t’i parashtrojë Dajtit një listë prej 10 avokatësh nga Dhoma e Avokatëve Penalist, ku në këtë listë Dritan Dajti duhet të përzgjedhë avokatin nga i cili do të mbrohet.
Duke u munduar që të gjejë një rrugdalje për zhvillimin e seancës gjyqësore, gjykata ka bërë këtë manovër, e cila pritet tashmë të shihet nëse Dajti do të përzgjedhë një avokat apo do të refuzojë edhe këtë listë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)