Për këtë shtetas Gjykata Vlorë me vendimin Nr.407 datë 22.11.2017, ka caktuar masën ''Arrest me burg'', si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ''Vjedhje'', e parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.
Po ashtu Specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim
E. Dafa, 33 vjeç, banues në Tiranë. Për shtetasin E. Dafa, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Sarandë me shkresën Nr.1280/1 datë 22.11.2017, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale ''Shpërdorim detyre'', të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
s.k/Shqiptarja.com