2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)

Përveç kryeqytetit, protesta masive kanë përfshirë dhe disa qytete të tjera të vendit këtë të enjte për vrasjen e Klodjan Rashës 2 ditë më parë. Në Korçë, protestat kanë agravuar në përdorimin e dhunës ku qytetarët kanë goditur me gurë drejt Drejtorisë së Policisë si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve të fundvitit.

Policia ka shoqëruar në komisariat organizatorët e protestave ku ndër to ishte dhe kryetarja e FRPD-së si dhe disa anëtarë të tjerë të kësaj partie. Në këtë protestë janë gjobitur dhe 4 persona të cilët ishin organizatorët e këtij tubimi. Ata janë ndëshkuar me 50 mln lekë për tubim të kundraligjshëm në një kohë ku nuk lejohen me ligj për shkak të masave antiCOVID

Ndërsa në qytetin e Lezhës, protestat kanë filluar paqësisht ku të rinjtë ndezën qirinj në përkujtim të të ndjerit, me thirrje "Rama Ik","Drejtësi për Klodin" dhe "Polici e Krimit", marshuan përgjatë rrugës "Luigj Gurakuqi" drejt Komisariatit të Policisë.

Por më pas dhe situata në këtë qytet ka agravuar ku në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aty rrëzuan derën e institucionit dhe thyen xhamat e vend-qëndrimit të rojës.

Pas këtyre veprimeve protestuesit u rikthyen sërish para ambjeteve të policisë ku morën disa kosha mbetjesh dhe i vendosën në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa thyen edhe një nga xhamat e dritares të një nga zyrave të Komisariatit të Policisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:32
Protesta në Korçë, policia shoqëron organizatorët, mes tyre dhe kryetaren e FRPD! Gjobiten me 50 mln lekë për tubimin

1607632389_Screenshot3.jpg

Protestës së zhvilluar në Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Efektivët kanë shoqëruar organizatorët e protestës, kryetaren e FRPD-së në Korçë po ashtu dhe disa të rinj, pjesë të kësaj partie.

Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat dhe disa qytetarë të cilët nuk kanë qenë pjesë e protestës.

Në këtë protestë janë gjobitur dhe 4 persona të cilët ishin organizatorët e këtij tubimi.

Ata janë ndëshkuar me 50 mln lekë për tubim të kundraligjshëm në një kohë ku nuk lejohen me ligj për shkak të masave antiCOVID.

 

Ora 17:59
Lezhë, protestuesit dëmtojnë derën e prokurorisë! (VIDEO)

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe e të cilëve të rinj protestuan dhunshëm në Lezhë për vrasjen nga efektivi i policisë të  25-vjeçarit Klodian Rasha në Tiranë. Protestuesit u grumbulluan pranë obeliskut të Besëlidhjes rreth orës 17:00 të së enjtes dhe pasi ndezën qirinj në përkujtim të të ndjerit, me thirrje "Rama Ik","Drejtësi për Klodin" dhe "Polici e Krimit", marshuan përgjatë rrugës "Luigj Gurakuqi" drejt Komisariatit të Policisë.

Aty ndaluan për disa minuta, duke ndezur qirinj e hedhur shashka e sende të forta në drejtim të godinës së Policisë. Më pas ndalesa e rradhës e protestuesve ishte Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Aty rrëzuan derën e institucionit dhe thyen xhamat e vend-qëndrimit të rojës. Pas këtyre veprimeve protestuesit u rikthyen sërish para ambjeteve të policisë ku morën disa kosha mbetjesh dhe i vendosën në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa thyen edhe një nga xhamat e dritares të një nga zyrave të Komisariatit të Policisë.

Pasi qëndruan për disa minuta aty protestuesit u zhvendosën drejt sheshit Gjergj Kastrioti, duke dëmtuar disa nga koshat e mbeturinave e zbukurimeve dhe qëlluan me shashka e sende të ndryshme në drejtim të godinës së bashkisë. Më pas qytetarët marshuan drejt hyrjes së qytetit të Lezhës dhe pranë rotondos bllokuan superstradën drejt Tiranës dhe Shkodrës.

Rruga qëndroi e bllokuar për rreth 20 minuta dhe më pas qytetaret e shpërndanë. Nga kjo situatë u krijuar radhë kilometrike automjtesh në të dy anet e superstrades dhe u desh nderhyrja e policisë rrugore për normalizimin e qarkullimit.Ndërkohë protesta e cila zgjati rreth 90 minuta u monitorua nga oficer civil të policisë së Lezhës, por nuk ndërhynë për shpërndarjen e turmes. Gjatë protestes nuk pati fjalime dhe persona të lënduar nga veprimet e dhunshme të disa prej protestuesve.

Ora 17:54
Protestat në Korçë, zv. kryetarja e bashkisë: Trup! Ky vend nuk ka reagim qytetar por turma të urdhëruara nga politika

1607619379_Screenshot11.jpg
Për protestën e zhvilluar pasditen e sotme në Korçë ka reaguar zëvendësbashkiakja e këtij qyteti Benila Themeli. Ajo i ka konsideruar të turpshme aktet e të rinjve të cilët qëlluan me gurë drejt Drejtorisë së policisë si dhe djegies së zbukurimeve të festave të fundvitit si dhe thyerjen e xhamave të bashkisë.

Ajo thotë se Korça nuk ka reagim qytetar por thjesht turma të urdhëruara nga politika për t'i vënë zjarrin institucioneve.

Reagimi i plotë i Zv. kryebashkiakes:

"Nuk me ka dhembur syri dhe shpirti asnjehere sa kaq! As ne ‘97 Korca nuk pa kaq vandalizem! I vune flaken pemeve dhe drereve te festes, dhunuan me bresheri guresh xhamat, godinat, policet, gazetaret ...Pedonalja e Korces per mbi 30 minuta ne terror, dhune, tym, flake e bresheri guresh. Isha brenda godines se bashkise, me dhjetra kolege te nderuar, me nena qe femijet i prisnin ne shtepi por nuk dilnin dot, me vajza e djem te rinj si Klodiani ... Mbi ke ata gure? Ndaj kujt? Perse? Femije e te rinj te mbledhur ne nje turme qe as e dinte pse i duhej te godiste Bashkine e Korces kete pasdite. Dikush nga mesi i turmes “zoteria” komandant i grupit vandal, (dallonte kollaj nga te tjeret se ishte “i qete” dhe “i terhequr”), ngrinte doren e bente shenja: Bjer, sulmo, godit, veri flaken, uleri, terhiqu, sulmo prape, merr gure me te medhenj, me fort, edhe me fort ... Dhe turma ulerinte, sulmonte, godiste pa e ditur pse, pa e ditur qe bashkia nuk ka asnje lidhje me vrasjen e Klodianit, madje dyshoj nese ata e kishin degjuar ndonjehere emrin e Klodianit!

Me dhemb ky vend ku po rrit tim bir, ky vend ku nuk ka reagim qytetar por turma te urdheruara nga politika per t’i vene zjarrin institucioneve, turma qe perdoren nga ata qe iu vret syte drita e asaj godine dhe puneve te shkelqyera qe bashkia ka bere. Turma goditi xhamat, muret brenda te cilave urdheruesit e tyre enderrojne te jene. Nuk rrezohen me dhune pushtetet! Nuk perdoret kaq shemtuar dhimbja e nje babai qe publikisht u shpreh kunder kesaj marrezie qe po ndodh! Nuk! Nuk! Nuk! Kane sy, veshe e mend njerezit e ketij qyteti! Kane qytetari korcaret! E kane treguar per vite me radhe qe dine te zgjedhin punen ne vend te gureve, njerezit ne vend te vandaleve, dritat ne vend te djegies se tyre. Korcaret nuk jane kjo turme e telekomanduar nga politika! Kjo nuk eshte Korca! Kjo nuk eshte Shqiperia ime, Shqiperia jone! TURP! TURP! TURP!

Ora 17:27
Lezhë/ Qytetarët protestë për vrasjen e Klodjan Rashës, hedhin shashka në drejtim të policisë (VIDEO)

Vrasja e Klodjan Rashës nga një polic, ka bërë që në disa qytete të Shqipërisë të zhvillohen protesta. Me dhjetëra qytetarë, pjesa më e madhe të rinj, janë mbledhur në Lezhë për të kërkuar drejtësi për Klodjanin. Sot është dita e dytë e kësaj proteste, ku të rinjtë janë mbledhur pranë obeliskut të Besëlidhjes.

Qytetarët me qirinj të duar kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë. Protestuesit kanë marshuar drejt policisë dhe janë mbledhur para komisariatit duke hedhur shashka në drejtim të godinës si dhe kane bllokuar rrugën

Ora 16:24
Protestuesit në Korçë thyejnë xhamat e Bashkisë dhe i vendosin flakën zbukurimeve! Ndërhyn policia, shpërndan protestën (VIDEO)

Protestuesit në Korçë kanë thyer xhamat e Bashkisë së qytetit si dhe u kanë vënë flakën disa zbukurimeve që janë vendosur për festat e fundvitit.

Momentalisht ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestën.

Ora 16:13
Protesta në Korçë/ Të rinjtë godasin me gurë drejt Drejtorisë së Policisë, plagoset një efektiv

1607613319_qytetarett.JPG

Protesta që nisi paqësore në Korçë ka agravuar në dhunë.

Disa të rinj kanë goditur me shishe dhe gurë drejt policëve në Drejtorinë e Policisë në Korçë.

Report Tv mëson se ka mbetur një efektiv i plagosur nga gurët e qëlluar drejt tyre.

Mësohet se kjo protestë është iniciuar nga Forumi Rinor i PD-së ku janë mbledhur rreth 100 të rinj.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2020 01:48

    Dje qytetet e tjera protestuan me dinjitet,sot ndruan pllaken,siduket sot i kane marre udhezimet nga /ustallaret/e Tiranes.Policia duhet t'ju marre celularet,per te pare kush u ka derguar /mesazhe dashurie/ nga Tirana,pastaj te veje ligjerisht haka te i zoti.

    Përgjigju
  • vjosa: 10/12/2020 17:52

    PO juve ne korce c'fare doni me policine ,,se u vra nje cecen ne tirane....

    Përgjigju
    • Zeni: 10/12/2020 19:45

      Ca te mbaj pragu o hajdut i shtetit o rrq .

    • o erzeno: 10/12/2020 19:30

      o qen in shqupit ai qe iku ka kush ja ben dermanin tani po keta muter ne korce cfar duan? e te degjosh nje femer qe uleret qe : o police jeni byth qira e fjale qe me vjen zor nga vetja ti them me duket qe ti je cecen e shkuar ceceneve se je dakort me ta lleshaj e dha doreheqjen qe kerkuat ju kafshet e shqupit.pse beni akoma shkaterrime?ed rama e tha qe do i shkoje deri ne fund ketij hetimi drejtesija...cfar mutin kerkoni tani?apo leket e sufllaqes qe ju ka premtuar ai leshko shal ngjituri i shqupit qe vrau 4 persona e nuk e dha doreheqjen e tani po i plas menderja per kete? ik morr rrot prasi se nuk jeni per civilizim ju tifozat e hales se shqupit por vetem si bageti qe shkon ku i thot kumandari

    • Erzeni: 10/12/2020 18:12

      Po si o pocaqi e partis flet per jete njeriu keshtu ? Po kush jeni ju Mer te ripjellur qe ndani Shqiperin ne malok e lab e cecen a biellorus ?? Te shoft perenia qe nxisni e nderzeni popullin Veri Jug per pun hajdute partish .

  • Yutubi: 10/12/2020 17:10

    Turp per policinf e Korçes me 50 protestues nuk mundi ti ndalojne! Po sikur te ishin me mijera protestues besoj se kjo polici dote dorzohej turp per policie dhe 50 vandale qe per mfndimin tim nuk jane Korçare,se korça eshte qyteti me i qete,dhe i kultures.

    Përgjigju
  • Ema: 10/12/2020 16:31

    Pse nuk del lul qeni e te distancohet nga dhuna e tu bej thirrje ketyre te rinjve te mos prishin pronen e te gjithve po te protestojn ne qetesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin