Protestat në Korçë, zv. kryetarja e bashkisë: Trup! Ky vend nuk ka reagim qytetar por turma të urdhëruara nga politika

Protestat në Korçë, zv. kryetarja e bashkisë: Trup! Ky vend nuk ka reagim qytetar por turma të urdhëruara nga politika

1607619379_Screenshot11.jpg
Për protestën e zhvilluar pasditen e sotme në Korçë ka reaguar zëvendësbashkiakja e këtij qyteti Benila Themeli. Ajo i ka konsideruar të turpshme aktet e të rinjve të cilët qëlluan me gurë drejt Drejtorisë së policisë si dhe djegies së zbukurimeve të festave të fundvitit si dhe thyerjen e xhamave të bashkisë.

Ajo thotë se Korça nuk ka reagim qytetar por thjesht turma të urdhëruara nga politika për t'i vënë zjarrin institucioneve.

Reagimi i plotë i Zv. kryebashkiakes:

"Nuk me ka dhembur syri dhe shpirti asnjehere sa kaq! As ne ‘97 Korca nuk pa kaq vandalizem! I vune flaken pemeve dhe drereve te festes, dhunuan me bresheri guresh xhamat, godinat, policet, gazetaret ...Pedonalja e Korces per mbi 30 minuta ne terror, dhune, tym, flake e bresheri guresh. Isha brenda godines se bashkise, me dhjetra kolege te nderuar, me nena qe femijet i prisnin ne shtepi por nuk dilnin dot, me vajza e djem te rinj si Klodiani ... Mbi ke ata gure? Ndaj kujt? Perse? Femije e te rinj te mbledhur ne nje turme qe as e dinte pse i duhej te godiste Bashkine e Korces kete pasdite. Dikush nga mesi i turmes “zoteria” komandant i grupit vandal, (dallonte kollaj nga te tjeret se ishte “i qete” dhe “i terhequr”), ngrinte doren e bente shenja: Bjer, sulmo, godit, veri flaken, uleri, terhiqu, sulmo prape, merr gure me te medhenj, me fort, edhe me fort ... Dhe turma ulerinte, sulmonte, godiste pa e ditur pse, pa e ditur qe bashkia nuk ka asnje lidhje me vrasjen e Klodianit, madje dyshoj nese ata e kishin degjuar ndonjehere emrin e Klodianit!

Me dhemb ky vend ku po rrit tim bir, ky vend ku nuk ka reagim qytetar por turma te urdheruara nga politika per t’i vene zjarrin institucioneve, turma qe perdoren nga ata qe iu vret syte drita e asaj godine dhe puneve te shkelqyera qe bashkia ka bere. Turma goditi xhamat, muret brenda te cilave urdheruesit e tyre enderrojne te jene. Nuk rrezohen me dhune pushtetet! Nuk perdoret kaq shemtuar dhimbja e nje babai qe publikisht u shpreh kunder kesaj marrezie qe po ndodh! Nuk! Nuk! Nuk! Kane sy, veshe e mend njerezit e ketij qyteti! Kane qytetari korcaret! E kane treguar per vite me radhe qe dine te zgjedhin punen ne vend te gureve, njerezit ne vend te vandaleve, dritat ne vend te djegies se tyre. Korcaret nuk jane kjo turme e telekomanduar nga politika! Kjo nuk eshte Korca! Kjo nuk eshte Shqiperia ime, Shqiperia jone! TURP! TURP! TURP!


Lajmi kryesor:

2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin