VLORE-Krim seksual në Vlore, dy vogëlushë përdhunohen nga dy fëmijë pak vite më të mëdhenj se ata, 14 vjeç dhe 11 vjeç.

Policia bën të ditur se 2 djemtë kanë përdhunuar dy vogëlushët 6 vjeçarë, që po luanin pranë shkollës së tyre.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në lagjen ‘15 Tetori në periferi të qytetit të Vlorës. Policia njofton se më datë 03.12.2016, F.N, 14-vjeç banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘’15 Tetori’’ në bashkëpunim me 11-vjeçarin V.R. banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy të mitur 6 vjeç banues në Vlorë.

Pas ngjarjes, njëri nga fëmijët, 14-vjeçari është dërguar në paraburgim, 11-vjeçari është lënë i lirë për shkak të moshës, ndërsa do të merren në pyetje në prani të psikologes dhe familjarëve. 

E quanin ‘lojë’, fëmijët shihnin porno në qendra interneti
E kanë quajtur si një “lojë” , duke parë dhe skena erotike nëpër  faqet  e ndryshme nëpër  pikat e internetit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në lagjen ‘15 Tetori në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç  kanë kryer marëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6 vjecar.

Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambjentet e oborrit të shkollës të kësaj lagje, pasi ishte ditë pushimi.

Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës , ishte 14 vjecari me iniciale F.N, i cili ka kapur duke i shtrënguar dy fëmijët  gjashtë  vjeçar, duke ndërhyrë dhe 11 vjeçari me iniciale V. R .

Dy minorenët të cilët kryen këtë akt të turpshëm janë  banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen ‘Partizani’.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se 14-vjeçari dhe 11-vjeçari shkonin shpesh në lagjen ‘15 Tetori’, lagje ku banonin edhe fëmijët 6-vjeçarë për të luajtur, por burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është hera e parë që këta fëmijë kanë kryer këtë akt të turpshëm ndaj dy femijëve gjashtë vjecar dhe sipas hetimeve nuk ka ndonjë denoncim apo rast  tjetër nëse dy dhunuesit e kanë akt të përseritur apo kjo herë të parë.

Pasi kanë kanë ushtruar dhunë dhe kanë bërë përdhunimin janë larguar me vrap. Ndërkohë dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë, dhe i kanë treguar prindërve të tyre se cfarë u kishte  ndodhur. Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vëtshirë gjetjen e dy shokëve 14 vjecarit dhe 11 vjecarit dhe më pas i kanë shoqëruar në ambientet e komisariatit Vlorë.

(d.b/Shqiptarja.com)