TIRANË- Tradhti Kombëtare e ka quajtur, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) Shpëtim Idrizi propozimin e qeverisë shqiptare për dygjuhësi në qytetet ku ka minoritete në masën e 20%. Në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të javës Çame, Idrizi tha se duke filluar nga nesër ata do të reagojnë, dhe protesta do të jetë një nga format duke thënë se kjo çështje nuk u përket vetëm çamëve, por të gjithë shqiptarëve.
"Ne do të vazhdojmë duke filluar nga nesër, të denoncojmë, të protestojmë, por edhe më shumë se kaq për një mendjelehtësi në rastin më të mirë, tradhti kombëtare në rastin më të keq të një VKM-je që po tentohet të ndodh ku mjafton që 1% e njerëzve në zonë të pranojnë që janë në minoritete dhe ajo do të kthehet në dy gjuhësi. E kemi denoncuar që në ligjin e minoriteteve, ku na dolën 9 minoritete, ne e dimë që gjysma e trungut shqiptar ndodhet jashtë dhe s'mund të kemi 9. Unë do reagoj duke ju sensibilizuar juve, kjo nuk është çështje e imja, por çështje e të gjithë shqiptarëve", tha Idrizi.
Po për çfarë bën fjalë propozimi? Në çdo njësi administrative në të cilën 20 % e popullsisë është pjesë e minoriteteve të njohura zyrtarisht, do të kenë të drejtën e përdorimit të gjuhës së tyre në komunikimet me pushtetit vendorë. Report Tv siguroi ekskluzivisht draftin e Ministrisë së Brendshme e cila propozon përdorimin e gjuhës së minoritetet si dhe të drejtën e vendosjes së tabelave, sinjalistikës, toponimeve lagjeve dhe shesheve në gjuhën e tyre. Drafti aktualisht është në shqyrtim dhe pritet që pas kalimit edhe në komisionet parlamentare të marrë votat e parlamentit për t'u kthyer në ligj brenda vitit.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor, 20:03
-
Zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj nis konsultimet me partitë për datën! Nesër pret PR, PBDNJ, PDIU e LZHK! Më 25 nëntor PS dhe PD
19 Nëntor, 16:34
-
I pandehur për shkelje të barazisë në tenderë, deputeti i PS, Plarent Ndreca 4 orë në SPAK: Flas në momentin e duhur
15 Nëntor, 13:06
-
Vlora e mbytur në llum pas përmbytjes, deputeti i PDIU i kërkon llogari Agjencisë së Mjedisit: A keni bërë inspektime, në kanalet e pastrimit nuk del as miu se i gërvishtet shpina
15 Tetor, 17:12
-
Eduard Zaloshnja: Vlora, qarku ku PDIU-ja mund të përcaktojë mandatin e 9-të të PS-së
4 Tetor, 15:41
-
PDIU i jep legjitimitet seancës plenare, dy deputetët opozitarë i shpëtojnë ‘rrethimit’ të Kuvendit
3 Tetor, 15:53
-
Kuvendi miraton pr/ligji për studentët e Mjekësisë, 3 vite punë të detyruar ose paguaj studimet! Shteti duhet ta punësojë brenda 3 muajsh ose t'i japë 80% të pagës për 9 muaj
19 Shtator, 17:32
-
23 mijë grekë në Shqipëri, OMONIA: Refuzojmë të dhënat e Censit, mungesë transparence! Regjistrim i posaçëm për minoritarët
20 Korrik, 21:59
-
Kuvendi miraton deklaratën: Greqia të heqë ligjin e luftës me Shqipërinë! Idrizi: Mban gjendjen e luftës dhe sekuestron për pronat e shqiptarëve
18 Korrik, 11:47
-
Të hiqet ligji i luftës me Greqinë! Ja përmbajtja e Pr/deklaratës së PDIU-së që do të votohet javën tjetër në Kuvend
10 Korrik, 14:46
-
PDIU pr/dokument në Kuvend për abrogimin e ligjit të luftës më Greqinë
4 Korrik, 13:17
-
Ndarja nga jeta e Kadaresë/ Yzeiri: Iku një pjesë europiane e jona! Rudolf Marku: Nuk është problem Nobeli! Shkrimtarët e mëdhenj nuk e kanë këtë çmim
1 Korrik, 21:28
po ty ste votoi as gruaja more i shkrete, tani kerkon protesta.
PërgjigjuProteston ti,po nuk te le Dulja -)!Koalicioni leshit.Ku doni te dini per komb ju more gjakprishur.Per placke po!Ehhhh
PërgjigjuNga dole more me keto Teza. ! Tradhti kombetare ! Bota eshte nje,,Qyteterimi eshte nje ,,Njerezimi eshte nje .. Respekti per cilin do eshte i njejte .. Mos se Zoti te denon more Trim Deputet qe mere Rrogen nga keta Qytetare te thjeshte ..Mos i fute njerezit ne vellavrasje Si ne 97 Ho Kriminele i panjohur ,me keto thenje .
Përgjigju