Liverpooli ka arritur që të marrë një fitore të pastër ndaj Villarrealit në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Anfield Road” ka përfunduar me rezultatin 2:0. Megjithatë, golat e fitores erdhën në pjesën e dytë, madje brenda dy minutave.
Pervis Estupinan shënoi fillimisht autogol në minutën e 53-të, teksa Sadio Mane e dyfishoi epërsinë pas dy minutave.
Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 3 maj në “Estadio de la Ceramica”.
Komento