2 herë brenda 3 ditësh lumi Ishëm del nga shtrati/ Dhjetëra ha tokë të mbuluara nga uji, izolohet një fshat! Asnjë masë nga autoritetet

Pa e marrë ende veten nga përmbytja e tre ditëve më parë, banorët në fshatin Murniqë janë mbuluar sërish nga uji. Reshjet e dendura të shiut që "pushtuan" vendin mbrëmjen e djeshme ka sjellë pasoja të mëdha për banorët, pasi lumi Ishëm doli sërish nga shtrati.

Dhjetëra hektarë tokë bujqësore të mbuluara nga uji dhe lagjja fundore e fshatit Murqinë e izoluar nga uji pasi rruga është e kalueshme vetëm nga mjetet e lara.

"Unë jam banor i fshatit, sa herë bie shi, kemi përmbytje, na është bllokuar rruga, ka 30 vjet që nuk bëhet asnjë punë, të vijnë ta shohin vetë. Bordi i Kullimit vetëm na pyet, a është mbytur nje , kaq duan të dinë, për tjetër gjë nuk duan ta dinë. Jemi ankuar, na kanë mbetur prodhimet pa marrë. Misri i vjetshëm është akoma në këmbë, jemi bllokuar nga uji për pak ujë. Ka nja 8 vjet që nuk pastrohen kanalet", tha një banor.

"Ne kemi problem përmbytjen çdo vit, sa herë bie shi, po ra shi hajdeni merrni kamerat dhe shikoni që ne jemi në ujë. Dy makinave u kishte hyrë uji në motor, prodhimet, jonxhet, i mbjellim si korrim, kanalet nuk janë pastruar, ndoshta meqë jemi para zgjedhjeve ndoshta do vijnë", tha një tjetër.

Edhe pse para tre ditësh kjo zonë u përmbyt, asnjë masë nuk u mor për pastrimin e kanaleve nga ana e bordit të kullimit të Bashkisë së Krujës dhe gjendja vijon të përsëritet sa herë që ka reshje. Kanalet e papastruara janë shkaku kryesor i përmbytjeve dhe sërish nuk ka ende një zgjidhje. Klodian Laska, përgjegjësi i bordit të Kullimit për Krujën pranoi problemin, por nuk ofroi një zgjidhje konkrete. 

"Po kemi probleme sa herë ka reshje të dendura. Zona më e përmbytur është fshati Murqinë, njësia administrative Bubq. Janë përmbytur toka bujqësore, dhe është e izoluar lagjja e Bregut. Nuk ka banesa të përmbytura, por rruga e kësaj lagjeje. Nga ora 07:00 e deri më tani ka reshje dhe po bie niveli i ujit. Problemet i sjellin lumenjtë Ishëm dhe Gjolaj. Lumenjtë janë të fryrë, nuk shkarkojnë për shkak te mbeturinave të shumta dhe degradimit, që nga vitet '90 nuk është bërë ndërhyrje në këto lumenj. Ne kemi raportuar për çdo situatë në Drejtorinë Rajonale të Bordit të Kullimit në Durrës", tha Klodian Laska.


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Përmbytje në disa qytete! Ishmi del nga shtrati, izolohet një fshat! Banorët: Mbjellim prodhime e s'i korrim dot! Në Kurbin uji vërshon brenda shtëpisë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall

Spanjë/ Futën në Evropë 2 mijë tonë veshje sportive të falsifikuara, çmontohet organizata kineze, 73 të arrestuar! Sekuestrohet 12,5 mln euro mall