SHKODËR: Rreth 120 familje të fshatit Oblike të Shkodrës prej 2 javësh janë pa ujë të pijshëm. Duke marrë shkas nga kjo situatë ata kanë zhvilluar një protestë në qendër të fshatit ku kërkojnë rikthimin e ujit të pijshëm.
 
Banorët kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.
 
Sakaq mësohet se shkak I mungesës së ujit është bërë një defekt në ujësjellësin e fshatit.


Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)