2 Korriku, presidentja pret ish delegatët

2 Korriku, presidentja pret ish delegatët
Me rastin e 22 vjetorit të shpalljes se Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe.
Më 2 korrik tw vitit 1990, Parlamenti i atëhershëm i Kosovës, miratoi në gjendje shtetrrethimi, një deklaratë të posaçme kushtetuese për Kosovën si njësi e pavarur dhe e barabartë në federatën e atëhershme jugosllave, e cila u bë e njohur si deklarata e pavarësisë.

Tri ditë më pas autoritetet serbe shpërndanë Parlamentin e Kosovës dhe mbyllën mjetet kryesore të informimit në Kosovë. 
Një viti më vonë, në shtator të vitit 1991, populli i Kosovës me referendum shpalli Kosovën shtet të pavarur, si rrjedhojë e proceseve të pandalshme të shpërbërjes së RSFJ-së, nga e cila po shkëputeshin një nga një republikat e atëhershme jugosllave, përveç Serbisë e Malit të Zi. Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990 shënon pikënisjen e shtetësisë së Kosovës.

/rg/shqiptarja/com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’