2 marsi i thirrur nga Meta/ Klosi në 'Pa Protokoll': S'ka forcë dhe as njerëz për t'i nxjerrë në shesh! Po humb vlerat e një presidenti (VIDEO)

Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi e quan të padrejtë thirrjen e presidentit Ilir Meta për një "besëlidhje me qytetarët kundër grushtit të shtetit".  I ftuar në "Pa Protokoll" në Report Tv, teksa shprehet skeptik për atë se çfarë do të ndodhë, Klosi tha se me këto veprime po humb vlerat e një presidenti.

"Meta iu drejtua PD, iu drejtua aleatëve që ta ndihmojnë që të thërrasin popullin. Po bën një veprim që nuk i takon presidenti, humbin ato vlerat e presidentit. Ka marrë përsipër një gjë të madhe,. Mbase ka të drejtë në shumë gjëra, por duhen biseduar. Ndoshta është e vështirë për t'u besuar. Nuk besoj se do bëjë ndonjë gjë në 2 mars, nuk ka forcë ta bëj, s'ka njerëz. Nuk mendoj se i ka hyrë një valle kot. Opozita e kuptoi se me forcë nuk bën dot asgjë. Nuk është forca, por duhet gjetur mirëkuptimi. Populli voton, thirret në votime", tha Klosi.


Lajmi kryesor:

2 marsi i Metës/ Klosi: Iu drejtua PD-së se s'ka njerëz! Kikia: Demostrim force! Kaso: Jo për partitë politike


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja