2 milionë të regjistruar në e-Albania! Karçanaj: Shqipëria do jetë kampione e digjitalizimit

2 milionë të regjistruar në e-Albania! Karçanaj: Shqipëria do jetë kampione e digjitalizimit

Linda Karçanaj

Ka arritur në 2 milionë numri i qytetarëve dhe bizneseve të regjistruar në platformën e-Albania. Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj teksa pohon se vendi do të jetë kampion në fushën e digjitalizimit, si e vetmja mënyrë për të eliminuar radhët e tarifat burokratike.

“2 milionë qytetarë dhe biznese të regjistruar në platformën e-Albania!  2 milionë qytetarë dhe biznese të shërbyer, pa radhë, pa kosto.

Shqipëria do të jetë kampione e digjitalizimit sepse vetëm përmes shërbimeve online i japim fund pritjeve në radha, lekëve nën duar e zyrtarëve burokratë”, shkruan Karçanaj ndërsa e cilëson platformën e-Albania, pasuri kombëtare.

Në e-Albania aktualisht ofrohen 1207 shërbime, të cilat kanë lehtësuar jetët e qytetarëve dhe bizneseve duke u kursyer më shumë kohë dhe para.

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë