Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë.

"Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe disa foto nga ceremonia.

Pak kohë më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Megi Fino u shfaq në publik për herë të parë në Kongresin e Partisë Socialiste, ku mbajti dhe një fjalim plot emocion e njoftoi se do t'i bashkohet PS-së. Anëqtarësimi i saj në PS Megi Fino tha se ishte një dëshirë e babit të saj që u nda nga jeta pak muaj më parë për shkak të COVID-19.