TIRANE- Prindërit e Martin Canit, që u vra jashtë ambienteve të shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë më 18 nëntor protestuan sërish sot për vrasjen e fëmijës së tyre.
Babai i 14 vjeçarit është i indinjuar dhe kërkon drejtësi.
“Heshtja vret më shumë. Nuk kemi asnjë informacion, nuk ishte grup kriminal, mund të zbardhej për 3 ditë. Nuk kemi asnjë reagim nga shkolla. kërkuam shkollës rregulloren e brendshme, na thanë e çuam në Prokurori” thotë babai.
“Duam vetëm drejtësi” është mesazhi I mamasë së Martinit.
Lajmi ne perditesim...