2 porositë e kryeministrit Rama për sezonin turistik, prefekti i Vlorës: Stacionet e plazheve gati, pastërti në të gjithë territorin

Fundi i muajit maj pritet ta gjejë gati Shqipërinë për sezonin turistik, që ndryshe nga viti i parë në pandemi, pritet të mos ketë kufizim orari dhe do të presë turistë të huaj. Në mbledhjen e parë të task Forcës së turizmit në Vlorë, prefekti Flamur Mamaj zbuloi 2 porositë që kryeministri ka dhënë për një sezon me kushte të përmirësuara.

Në fjalën e tij prefekti Mamaj, ju la gjithashtu detyrë institucioneve që duke filluar nga java e ardhshme cdo institucion i angazhuar në sektorin turistik duhet të bëj një raport në prefekturë të detyrave që institucioni ka plotësuar në përmirësim të kushteve të sezonit turistik

‘Sezoni turistik 2021 është i veçantë pasi vjen pas pandemisë, pasi duhet kujdes i veçantë nga të gjitha institucionet për të pasur një rakordim në bazë të urdhrit të kryeministrit, ministrit të mjedisit. Duhet të gjitha institucionet përgjegjëse të task-forcës së turizmit duhet të sjellin planet e veprimit për sezonin. Pavarësisht problematikave që ka shfaqur pandemia, ne duhet të bëjmë organizimin. Dy janë detyrat kryesore edhe me porosi të veçantë të Ramës, që kanë të bëjnë jo vetëm me stacionet e plazheve, por dhe me pastrimet në gjithë territorin ku sezoni turistik do të ketë shtrirje në të gjitha bashkitë që kanë plazhe, Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Duke filluar nga java e ardhshme duhet që secili prej jush duhet të raportojë për masat paraprake që ka marrë çdo institucion për sezonin. Shpresojmë që në fund të muajit të realizojmë mbledhjen e komitetit të turizmit dhe në mbledhje e ardhshme të kemi të qartë të gjithë situatën dhe të merren masat e duhura për sezon të suksesshëm’.- tha Mamaj.

Task forca e turizmit hap kështu siparin e sezonit turistik në Vlorë si një mbledhje e cila përcakton masat që duhen marrë për përmirësimin e kushteve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore në këtë sektor

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë