2 Prilli, një ditë për
ndërgjegjësimin ndaj autizmit

2 Prilli, një ditë për <br />ndërgjegjësimin ndaj autizmit
TIRANË - Autizmi, një sëmundje, që prek më së shumti fëmijët e moshës 1-2 vjeç, ka njohur rritje vitet e fundit në botë, ndërkohë që mjekët vënë theksin tek kapja në kohë e kësaj sëmundje. Edhe pse mungojnë statistikat zyrtare për prekshëmrinë e kësaj sëmundje, specialistët përllogarisin se 1% e fëmijëve në vend kanë shfaqur shenja të autizmit.

Ndërkohë në Ditën Boterore, 2 prilli, e vendosur nga Kombet e Bashkuara në 2007, apelohet për rritjen e ndergjegjesimit per autizmin, si nje çeshtje globale e shendetit publik me theks te veçante ne diagnostikimin dhe nderhyrjen e hershme.

Autizmi, u identifikua si sëmundje në 1943, është një term i përgjithshëm i përdorur për të përshkruar një grup kompleks crregullimesh në zhvillimin e trurit, çrregullime të spektrit autik (ÇSA), shkaktuar nga një kombinim i ndikimeve gjenetike dhe të ambjentit. Këto çrregullime karakterizohen, në shkallë të ndryshme, nga mospranime sociale a të sjelljes, sikurse nga sjellje përsëritëse.

Autizmi mund të identifikohet që në muajt e parë të jetës dhe mund të kuptohen nga një specialist kur fëmija është në muajin e pestë, ndërsa shenjat me të dukshme variojnë nga 18 deri në 36 muajsh.

Karakteristikë e kësaj sindrome është se fëmija mund të zhvillohet pa shfaqur shenja shumë të dukshme të çrregullimit deri në moshën 16-18 muajsh dhe pas kësaj moshe, nëna mund të identifikojë probleme në zhvillimin e tij. Fëmijët autikë kanë probleme të komunikimit, mbyllen në vetvete, nuk krijojnë lidhje emocionale, nuk shoqërohen me moshatarët, fiksohen pas një sendi apo objekti, etj.

Çrregullimet e gjuhës dhe komunikimit, simptomat më karakteristike te fëmijët autikë, evidentohen kur fëmija nis të flasë, prandaj dhe prania e tyre përbën një nga kriteret diagnostikuese. E folura herë mungon, herë është e vonuar, ose dhe atipike. /atsh

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi