2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt

2 prokurorë të rinj për SPAK! KLP “ok” Jellës dhe Maksutit, Tavani u skualifikua! Shkresë KLP: Dua proces të rregullt

Anita Jella dhe Bledar Maksuti do të jenë dy prokurorët e rinj që do t’i shtohet organikës së SPAK. Dy prokurorët e rinj do të ushtrojnë detyrën për një mandat 9 vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Përzgjedhja e Jellës dhe Maksutit vjen pas verifikimit që Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës ka bërë dhe ka dorëzuar në raportin final pranë KLP.

Ky komision që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH ka vlerësuar se Jella dhe Maksuti i plotësojnë kushtet për të ushtruar detyrën si prokuror pranë SPAK.

Ata kanë kaluar me sukses kontrollin për pasurinë dhe pastërtinë e figurës dhe nuk rëndon ndonjë pengesë ligjore për të penguar ngritjen e tyre në detyrë

Ndini Tavani, prokuror i Tiranës, i cili u përzgjodh për të qenë pjesë e SPAK, por nuk mori certifikimin e Komisionit, ka vendosur që të apelojë vendimin. Edhe pse u shpall fitues gjatë garës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Ndini nuk u certifikua nga Komisioni i SPAK.

Lidhur me skualifikimin e tij, Ndini i ka dërguar një shkresë KLP-së, ku kërkon një proces të rregullt ligjor, dhe thotë se për vendimmarrjen kundër tij duhet të ketë një transparencë më të madhe. Ai thotë se mosemërimi i tij si prokuror pranë SPAK, është një cënim flagrant i të drejtave themelore dhe shtetit të së drejtës.

SI.E./S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 31/07/2024 16:11

    Ca rastesie… te dy dibrane keta qe qenkan zgjedhur

    Përgjigju
  • Shoku: 31/07/2024 15:52

    Ndini Tavani eshte vegel qorre e klanit te Fatmiri Xhafes djhe Erion Veliaj dhe perdoret per goditje poshte brezit. Spaku Komisioni i di bemat e shokut Ndini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja kryen sulm 'mbrojtës' në Irak

SHBA-ja kryen sulm 'mbrojtës' në Irak