2 raste dhune në kufi nga policët malazezë, kryebashkiaku i Shkodrës: Asnjë reagim nga pala shqiptare! Mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve që si shërbejnë fqinjësisë

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka reaguar për rastet e dhunës ndaj shqiptarëve nga policët malazezë në pikën kufitare të Muriqanit duke thënë se shteti shqiptar hesht. Teksa akuzon Edi Ramën se propagandon nismën e ‘Open Balkan’, Spahia thotë se pas dhunës së familjes ndaj zyrtarit të Partisë së Lirisë, rasti është përsëritur.

Teksa i referohet qeverisë shqiptare që qëndron indiferente, thotë se këto shfaqje nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë.

“Asnjë fjalë nga autoritetet shqiptare për dhunën në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në doganën e Muriqanit ndaj shtetasve shqiptarë. E ndërsa heshtja mbetet kryefjalë e palës shqiptare dhe asaj malazeze, një tjetër video ka dalë në rrjetet sociale ku dëshmohet me zë dhe figurë se fenomeni nuk është i izoluar, por një rast i përsëritur.

Dhuna mbetet një akt i papranueshëm, prandaj e dënoj me forcë këtë sjellje të individëve që mbajnë uniformën e shtetit dhe sillen në mënyrë brutale me qytetarët, kur do të duhej të dëshmohej krejt e kundërta. Shteti shqiptar nuk ka asnjë arsye të mos reagojë, e aq më pak t’i trajtojë këto incidente me indiferentizëm sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Në njërin krah kryeministri propagandon nismën e “Ballkanit të Hapur”, e në krahun tjetër ai dhe institucionet e varësisë mbyllin sy e veshë përballë shfaqjeve të tilla që nuk i shërbejnë aspak raporteve të fqinjësisë së mirë”, tha Spahia.

Më parë u bënë publike pamjet e Petraq Milos, sekretarit për Çështjet Ekonomike dhe Financave në Partinë e Lirisë që ishte me bashkëshorten dhe djalin kur ra pre e dhunës nga ana e punonjësit të doganës malazeze, i cili i nxori me forcë nga makina dhe i shoqëroi në komisariat.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lezi: 19/01/2023 05:37

    Ne mal te zi policet kufitar malazez mu me ban çarçaf makinen,nuk u ngopen dhe me pas ben nje kontroll tjeter me qen,po edhe qeni nuk gjeti gje sepse realiaht un skisha asgje te pa ligjeshme ne makin,ok, po nuk mbaroj me kaq moren nji qen tjeter dhe ben nje kontroll tjeter, ????????????,mallku qafshin,deshmoni çdo rast keq trajtimi tek shteti yn zemer pule qe duke len keto fqinjte e jone pa i then sikur edhe nje fjal keto ne menyre te pa cipe kan ber dhe po bejne lloj lloj per çmimesh kunder nesh,shendet

    Përgjigju
  • Alb: 18/01/2023 18:14

    Mos me kena mali zi shkodra cof per buk.

    Përgjigju
    • Unë: 18/01/2023 19:27

      Ti cof për buk kudo të jesh se je analfabet funksinal

  • Haga Ju pret: 18/01/2023 17:38

    mos harroni që në Hage dhe Strasburg ka akoma vende bish ndaj kush thyen të drejtat e njeriut shume shpejt do ti prese Haga dhe Strasburgu etj etj ! Pra vendos një gjobe apo diçka nuk lejohet ky model për dy vende kandidat në EU si Montenegro dhe Albania ! Ndaj mbetet për të parë sesi do veprojne Haga dhe Strasburgu …

    Përgjigju
  • Greta: 18/01/2023 16:02

    Me sa di une kto jan ato qe bejn te fortet dhe nuk presin ne radhe si gjith tjeret.Policia malazeze mir ja ben dhe te njejten gje duhet te bej dhe policia shqiptare.Me qindra her kam.kaluar ne ate pik kontrolli duke respektuar radhen dhe regullin dhe kurr asnje problem me policine malazeze.Nuk kan si nderhyjn shqiptaret kur tjetri hy pa radhe dhe pretendon ti dalin mbrojtje ato te ndershmit qe bejne radhen.Mir e kan drurin kto te fortet

    Përgjigju
    • Eri: 18/01/2023 17:26

      Po o olere po...uroj te ndodhi ty...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë