FIER- 2 persona janë arrestuar në flagrancë, ku njëri kundërshtoi policin pasi nuk kishte dokumentet e mjetit dhe tjetri për kultivim të kanabisit.
Personi me iniciale K. M., 18 vjeç, banues në Patos është arrestuar në vendin e quajtur "Kthesa e Patosit", duke drejtuar mjetin tip "Lexus" dhe ka kundërshtuar policinë duke mos i dhënë dokumentacionin e mjetit të tij.
18-vjeçari është larguar me shpejtësi dhe ka goditur 2 mjete tip "Benz" dhe "Ford" të parkuara në një lavazh.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".
Ndërsa i arrestuari tjetër është 40-vjeçari me iniciale A.K., i cili kultivonte kanabis në fshatin Lofkënd në tokën e tij dhe të vëllait me iniciale D. K., 29 vjeç, që është shpallur në kërkim për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".