TIRANË- SPAK ka kërkuar në total 133 vite burg për 17 anëtarë të një grupi kriminal që kultivuan kanabis në sera në vitin 2022 në Berat. Pretenca u dha nga prokurori Behar Dibra, i cili kërkoi dënim më të lartë për 2 prej anëtarëve të grupit, Sadetin Hasajn e Blerim Xhekën. Ndërkohë për 4 të tjerë, Bashkim, Drita, Izmire dhe Edison Mema, SPAK kërkon pezullimi i vendimit i ekzekutimit të vendimit dhe vënia në provë për 3 vjet.
Të pandehurit akuzohen për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e posaçme të bashkëpunimit, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni u ndërmor më 10 nëntor 2022, gjatë të cilit u kap një sasi prej 870 kg kanabis. Serat shtriheshin në një hapësirë deri në 20-27 dynym, në zonën e Rërës, Drenovicë (Berat), ku 4 sera të mbyllura me plastmasë ishin përdorur për të kultivuar dhe përpunuar lëndën narkotike.
Lajmi në përditësim....
Komente










