2 vjet pa çati, familja nuk siguron 
 dot as ilaçet për fëmijën invalid

2 vjet pa çati, familja nuk siguron <br /> dot as ilaçet për fëmijën invalid
KUKES - Familja Nika në Kukës jeton në kushtet e një varfërie ekstreme. Rustem Nika së bashku me bashkëshorten dhe dy familjarë të tjerë jetojnë në një goditë të shembur, që vetëm banesë nuk mund të quhet.  

Prej 2 vitesh sfidon kushtet e vështira të natyrës ne qiell te hapur pasi çatia e shtëpisë së tyre është dëmtuar rëndë nga reshjet e mëdha të dëborës.

Kryefamiljari , në pamundësi për ta bërë shtëpinë të banueshme, iu ka bërë thirrje Institucioneve që ta ndihmojnë
 
Për shkak të papunësisë dhe mungesë së përkrahjes kjo familje nuk siguron dot as ilaçet për djalin invalid, të cilit së fundmi i është hequr edhe pensioni.
 
Sikurse shprehen dhe anëtarët e kësaj familje asnjë nga Institucionet Shtetërore nuk është interesuar për t’i ndihmuar. Të vetmet ndihma kësaj familjeje, u kanë ardhur nga bashkëfshatarët dhe nga ana e disa organizatave joqeveritare.

foto
familja e varfer

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria